Flash

Studentët nuk lejojnë njëri-tjetrin që të qëllojnë me vezë Lindita Nikollën, është protestë paqësore

Lapsi.al 8 December 2018
Studentët nuk lejojnë njëri-tjetrin që të

Dalja e ministres së Arsimit në protestë u prit me thirrje revolte nga ana e studentëve, duke e detyruar atë të kthehej pas në ministri.

Ndërsa disa studentë tentuan të qëllonin me vezë dhe letra higjenike ndaj ministres, disa të tjerë ndërtuan një bllokadë për të mos e lejuar këtë gjë që të ndodhte.

“Duam protestë të qetë, të na plotësohen kërkesat tona”, u shprehën studentët.

Protestuesit kanë shtuar se ndërhyrjet  nga ana e politikës po mundohen t’i përçajnë. Pavarësisht kësaj, ata ndjejnë se janë të bashkuar dhe se nuk do e lejojnë një gjë të tillë që të ndodhë.

“Ne jemi të bashkuar. Ne duhet të kemi solidaritet. Të ruajmë qetësinë. Ne nuk tërhiqemi, larg politikës. Po rezistojmë nga përpjekjet për të na përçarë", u shpreh një nga studentët.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI