Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Solidaritet me studentët/ Vajza e Azemit dorëzon mandatin e deputetes

Lapsi.al 8 December 2018
Solidaritet me studentët/ Vajza e Azemit dorëzon mandatin e deputetes

Rikthimi nga SHBA i vajzës së Azem Hajdarit rreth dy vjet më parë dhe përfshirja e saj në strukturat e Partisë Demokratike, si dhe marrja e mandatit të deputetit ngjalli jo pak kërshëri dhe kuriozitet asokohe. E njihnin pak, por emri i saj rëndonte shumë. Ndërkohë sot Rudina Hajdari ka bërë një tjetër lëvizje me peshë të madhe, në një ditë simbolike si 8 Dhjetori. Ajo dorëzoi mandatin e deputetit që fitoi në zgjedhjet e qershorit 2017, për t’ju bashkuar protestës studentore.

“Nuk jam kthyer në Shqipëri për një post, për të qenë një deputete, por jam kthyer për të ardhmen e Shqipërisë, për vëllezërit e mi, për vajzën time, për të çuar amanetin e babait tim deri në fund. Prandaj, sheshi i demokracisë sot nuk është këtu, është tek Ministria e Arsimit dhe ne sot duhet të shkojmë sot t’i bashkohemi studentëve. Unë nuk kisha parashikuar të flisja sot por kam kënaqësinë të flas para jush, dhe sot dua t’i bëj një betim tim ati, t’iu bëj një betim të rinjve se jam gati të lë mandatin tim për t’iu bashkuar të rinjve sot për luftën e tyre”, tha Rudina Hajdari duke bërë një akt që ndoshta e ka kapur të papërgatitur opozitën.

Dorëzimi i mandatit prej saj duhet lexuar si një hap përpara opozitës zyrtare, e cila deri më tani ka treguar se është pranë qytetarëve vetëm me fjalë, deklarata në media, në parlament apo në ndonjë protestë. Ndërkohë Rudina Hajdari hedh një hap të ri, drejt radikalizimit të qëndrimit opozitar sepse s’ka mënyrë tjetër për të rrëzuar Ramën dhe organizatën e Rilindjes.

Opozitës i është kërkuar vazhdimisht djegia e mandateve, si e vetmja mënyrë për t’i shkurtuar ditët qeverisë së Edi Ramës. Qëndrimi i deritanishëm i opozitës, në fakt legjitimon pushtetin kleptokrat të Edi Ramës. Duke mos djegur mandatet, opozita thjesht shërben si fasadë e shumicës, ndërsa për qytetarët vonon zgjidhja. Vetëm nëse opozita zyrtare, PD e LSI ndjekin shembullin e Rudina Hajdarit, mund të bëhet realisht e besueshme dhe alternativë për shqiptarët, për studentët që po tentojnë të çmontojnë pushtetin korruptiv të Edi Ramës.

Rudina Hajdari u largua nga Shqipëria në vitin 2002, asokohe vetëm 14-vjeç, ku nisi menjëherë shkollën në Amerikë.  Një kthesë tjetër në jetën e saj, shënohet në vitin 2009, ku zë vend edhe si punonjëse në Ministrinë e Jashtme gjatë kohës që PD ishte në pushtet. Për dy vjet pati një eksperiencë pune edhe në Kongresin Amerikan, pranë sektorit të marrëdhënieve me jashtë.

Rikthimin në Shqipëri dy vjet më parë e bëri, siç thotë ajo, jo për t’u bërë deputete por për diçka tjetër më të madhe. Sot ajo bëri një lëvizje, që nëse nuk ndiqet nga opozita zyrtare nuk mund të prodhojë asgjë. Aktin e saj të sotëm duhet ta bënte prej kohësh opozita e pafuqishme përballë pushtetit korruptiv të Edi Ramës. Por sidoqoftë, më mirë  vonë sesa kurrë. Le të presim!

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43