Flash

Skandali i Topit të Artë 2018 - trukim i votimit: gazetari i Comore nuk ekziston

Lapsi.al 8 December 2018
Skandali i Topit të Artë 2018 - trukim i votimit: gazetari i Comore
Luka Modric është fituesi i Topit të Artë 2018, por në votimin e cmimit më prestigjioz në nivel personal ka të paktën dy dyshime që vijnë nga Afrika. Gazetari i Ishujve Comore, Abdou Boina, nuk ekziston e sidoqoftë nuk ka punuar kurrë për median në të cilën është akredituar vota e tij. Ladana Liburd i Trinidad e Tobago, akuzon Fifa se ka modifikuar klasifikimin e tij personal të votimit. Duke nisur nga Ishujt Comore, sipas Toimimu Abodu, që kishte punuar për albaladcomores.com, nuk ka ekzistuar kurrë një gazetar sportiv me emrin Adbou Boina, kështu që ai që është shfaqur në votim për Topin e Artë është një mashtrim: "Jam i befasuar të shoh që e përdishmja Albalad Comore ekziston akoma, me sa di unë e ka mbyllur aktivitetin " ka thënë fotografi. Presidenti i unionit të gazetarëve sportivë të Comore ka shtuar: "Nuk ka asnjë Adboud Boina në shoqatën tonë". E për tiu shtuar rastit Comore, edhe Trinidad e Tobago deklaron parregullsitë e votimit. Lasana Liburd, gazetari afrikan, ka shkruar në Tëitter që klasifikimi i tij për Topin e Artë është bërë gabim: "Kam votuar Messi, Modric, Ronaldo, Salah e Griezmann". Ndërsa nzyrtarisht në klasifikimin e Trinidad e Tobago ishte: Griezmann, Salah, Ronaldo, Modric, Messi.

Të këshilluara

Misteri Ozil: i dëmtuar nga video lojërat

Mesut Ozil nuk vesh këpucët e futbollit që nga 5 tetori i kaluar, i shqetësuar nga problemet në shpinë që e detyrojnë të qendrojë i ndaluar. Gjatë periudhës së ...

21:01

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI