Flash

Rrëfimi i Patozit: E vërteta e lëvizjes kundër Bashës, Ridvan Bodes dhe djegies së mandateve

Lapsi.al 8 December 2018
Rrëfimi i Patozit: E vërteta e lëvizjes kundër Bashës,

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka bërë në një intervistë në emisionin “Kjo javë” në “News24” një analizë të asaj që po ndodh me aktualitetin politik. Idenë e djegies së mandateve të deputetëve e sheh në dëm të opozitës.

“Mandatet duhet të përdoren politikisht nuk duhet të digjen. Opozita ka vuajtur nga mospërdorimi i tyre (i mandateve) sepse i ka keqpërdorur. Kam parasysh edhe 4 vitet ku kam qenë vetë – tha Patozi duke u shprehur kundër edhe bojkotit të zgjedhjeve.

“Nuk mund të jetë kërcënim me bojkot zgjedhjesh pasi dhe bojkoti vetë që është vetëvrasje politike, nuk është instrument për ta rrëzuar një qeveri. Nuk mendoj se opozitës i mungon fuqia denoncuese, madje ndonjë herë është dhe tepruese, por i mungon modeli që është e ndryshme nga qeveria. Pse është perceptimi i njerëzve që opozita është po aq e përlyer sa qeveria” - tha Patozi.

Ai u pyet edhe për një nga bashkëpunëtorët e tij të vjetër, ish-ministrin e financave Ridvan Bode. Sa i takon vendimit për garuar për në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, Patozi thotë se i takon atij të vendosë për të ardhmen.

“As e përqafoj e as e përbuz. Ajo është një dalje e parakohshme në pension në politikë. Më duket shumë modest për aftësitë e tij politike dhe për makroekonominë në Shqipëri”.

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike u pyet edhe për lëvizjen për reformimin e Partisë Demokratike e cila tashmë duket se ka rënë në heshtje.

“Ajo lëvizje e kreu funksionin e saj. Ajo ishte për të sensibilizuar për atë që po ndodhte, por nuk kishte si synim të çonte në ndarje të partisë” – tha Patozi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Nëna e Kacifas kërcënon Ramën: Do të vras

Autoritetet shqiptare kanë lënë jashtë kufirit një numër të madh personash që kërkonin të vinin nga Greqia, për ceremoninë përkujtimore të “heroit të tyre” të r...

17:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI