Flash

Reagon sërish Lindita Nikolla: Shqetësimet e studentëve janë edhe të mijat

Lapsi.al 8 December 2018
Reagon sërish Lindita Nikolla: Shqetësimet e studentëve janë

Ministrja Lindita Nikolla vazhdon t’i qëndrojë kërkesës së saj për dialog me studentët.

“Ne do të ecim përpara me komunikim për të adresuar të gjitha shqetësimet që studentët kanë. Nuk dua të komentoj ngjyrimet politike. Në sytë e mi sot prevalojnë studentët dhe shqetësimet e studentëve. Shqetësimet e studentëve janë shqetësimet e mia” u shpreh Lindita Nikolla në një lidhje telefonike për News 24.

Ja si u përgjigj ministrja edhe për disa prej çështjeve të ngritura nga studentët:

Përgjysmimi i tarifave studentore

“Të ulemi ta diskutojmë me rektorët e dekonët, pasi tarifat nuk përcaktohen nga qeveria por nga institucionet e arsimit të lartë. Kemi dëshirën për një proces konkret për shqetësimet që ata kanë”.

Kërkesë dhe ndryshimi i ligjit të arsimit të lartë

“Nuk ka reformë perfekte, por çdo gjë është e mundur kur ka komunikim dhe dialog”

Nëse studentët nuk ulen për komunikim...?

“Nuk dua të ngre hipoteza mbi një shtresë që është pasuria e kombit. Ata janë djem e vajza të rritur në demokraci që e dinë që komunikimi e konsensusi janë armët më të forta”.

Mendoni se kjo protestë është apolitike?

“Nuk dua të komentoj fare ngjyrimet politike, i kam ndjekur dhe reagimet politike. Por ajo që më shqetëson janë vetëm kërkesat e studentëve. Ato janë kryesorja”.

Nëse do ulen tarifat si do bëhet kompesimi?

“Nuk është një përgjigje që jepet me një fjali, por do flasin specialistët, studentët e familjet”.

A e keni menduar dorëheqjen ?

“Kam menduar shumë gjëra por ajo që shqetëson është zgjidhja e problemit dhe studentët të kthehen sa më shpejt në klasa”

Çfarë bisedash keni bërë me Ramën?

“Rama ndjek me shumë shqetësim dhe seriozitet protestën. Patjetër që ka komunikim dhe kryeministri është i hapur për komunikim e dialog me studentët. Nuk flasim për negociata, flasim për komunikim për të ecur para me shumë çështje që studentët ngrejnë,” u shpreh ministrja Nikolla.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI