Flash

"Psg i detyruar të shesë një mes Neymar e Mbappé". Shpërthejnë polemikat mes L'Equipe e klubit

Lapsi.al 8 December 2018
"Psg i detyruar të shesë një mes Neymar e

Në Francë shpërthen polemika mes gazetës më të rëndësishme sportive, l'Equipe, e klubit që dominon Ligue 1, Psg. Pika që derdhi gotën është një artikull që ka zbuluar se parisienët verën e ardhshme janë të detyruar të shesin një mes Neymar e Mbappé për të respektuar rregullat e Fair Play Financiar. Lajmi është mohuar përmes një komunikate të ashpër në tone të klubit francez, që e ka përcaktuar tezën e gazetës fryt i një fushate disinformuese "që përmban afirmime të gabuara e qesharake me qëllimin e vetëm për të krijuar një klimë tensioni mes klubit e gazetës tuaj".

KOMUNIKATA E PSG

"Përvecse mohojmë me forcë këto situata krejt të gabuara, qesharake e dashakeqe që duan të krijojnë një klime tensionesh mes Klubit e këtij mjeti informativ, Paris Saint-Germain kërkon të dijë, ndershmërinë intelektuale të L'Equipe e motivet e linjës së saj editoriale lidhur me Paris Saint-Germain. Shembujt e një trajtimi pa ekuilibër e që synon vetëm të shpërndajë një atmosferë konfuzionale, janë. E fundit të mërkurën e kaluar, ditën e ndeshjes kundër Strasburg, në faqen e parë ishte pretendimi për një pakënaqësi të Cavani.

...Katër ditë nga ndeshja në Beograd në Champions League, Paris Saint-Germain fton komunitetin e tij - mbështetës, partnerë, ish- lojtarë ... - të shtrëngohen rreth fanellës, lojtarëve e vlerave e ambicjeve që Klubi do të mbajë gjithnjë me krenari. Mbështetja e madhe e tifozëve në rrjetet sociale e shkallët e stadiumit shton forcën e Neymar Jr, Cavani, Mbappé e të gjithë lojtarëve tanë. Përballë disinformimit të orkestruar nga L'Equipe e tentativës së palodhur të tyre për të dobësuar imazhin tonë, Paris Saint-Germain, klubi më popullor dhe i suksesshëm në Francë, tregon dëshirën për të vazhduar përpara të dialogojë me të gjithë në mirëbesim".

Të këshilluara

Misteri Ozil: i dëmtuar nga video lojërat

Mesut Ozil nuk vesh këpucët e futbollit që nga 5 tetori i kaluar, i shqetësuar nga problemet në shpinë që e detyrojnë të qendrojë i ndaluar. Gjatë periudhës së ...

21:01

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI