Flash

Protesta, studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit: Presim përgjigje deri në orën 14:00

Lapsi.al 8 December 2018
Protesta, studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit: Presim

Për ditën e tretë radhazi studentët vijojnë protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me përgjysminin e tarifave dhe përmirësimin e kushteve. Ata mbajnë pankarta në duar ku ndër të tjera shkruhet: "Ministrja e Arsimit ti ngele!" "Na falni që spo ju lëmë të vidhni të qetë!" Studentët i kanë paraqitur ministrisë së Arsimit letrën me 8 kërkesa për të cilat ata thonë se presin përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00

Kerkesat drejtuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

1. Përgjysmim i tarifës së studimi

2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.

3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00.

Të këshilluara

Kosovë, nis 'furtuna' e Gjykatës Speciale

Njohësit e sistemit të drejtësisë vlerësojnë se ftesa për intervistim ndaj ish-komandantit Rrustem Mustafa është parapërgatitje e opinionit publik për arrestime...

09:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI