Flash

Përçarja e studentëve/ Kush po e sulmon Arlind Qorin?

Lapsi.al 8 December 2018
Përçarja e studentëve/ Kush po e sulmon Arlind Qorin?

Po bëhen dy ditë që kur protesta studentore mbërriti në apogjeun e saj, që grupime pranë partive të opozitës po sulmojnë në mënyrë të paturpshme dhe meskine “Lëvizjen për Universitetin”, “Organizatën Politike” dhe njërin nga figurat më të vendosura të tyre, petagogun Arlind Qori. Po të hapje sot gazetën “RD”, nëpër faqet e së cilës nuk ka lënë pa u përbaltur asnjë intelektual i këtij vendi, këta aktivistë konsideroheshin si “këlyshët e Edi Ramës”. Pa e përmendur me emër pak a shumë këtë qëndrim shfaqte me gojën e saj në gazetën Integrimi edhe Monika Kryemadhi. Ajo thoshte: “Lëvizja Studentore nuk është e asnjë partie politike, e asnjë organizate politike, ajo është e studentëve, prandaj duart larg si politika dhe NGO e subvencionuara dhe të paguara nga Edi Rama për ti përçarë ata”.

 

 

Në mediat pranë tyre u shkua edhe më tej. U gërmuan ca filmime të vjetra (poshte) ku Arlind Qorri dukej përkrah ish anëtarëve të “Mjaft”. Sikur të ishe pro “Mjaft” kur ata luftonin kundër klikës kleptokrate të Fatos Nanos ishte ndonjë krim. Pavarësisht se si e shfrytëzuan këtë frymë rinore palaço si Veliaj me shokë, të kishe idealet e mjaft në atë kohë nuk përbënte ndonjë mëkat.

 

Atëherë pse po e sulmojnë sot Arlind Qorin dhe mbështetësit e tij?

Akuzat që u bëjnë janë se ata nuk pranojnë politizimin e protestës, se ata nuk duan ta bashkojnë atë me opozitën dhe së treti se ata nuk janë pro bashkimit të kauzës me atë të banorëve të unazës së re. Megjithëse kjo e treta është e pavërtetë, në dy të parat anëtarët e Lëvizjes për Univesitetin kanë mëse legjitimë.

Por, kjo mënyrë e pavarur, e ndershme dhe koherente të menduari i ka barë të akuzohen nga nivelet më të larta të opozitës si vegla të Ramës dhe Veliajt.

Në fakt të gjitha akuzat janë sa qesharake po aq edhe amatoreske. Mjafton të bësh një kronologji të aktivitetit të këtyre militantëve që akuzohen se i shërbejnë kryeministrit dhe kryebashkiakut për të kuptuar të vërtetën.

Ata i kanë prirë gjatë gjithë kohës betejës dhe protestave kundër reformës së Ramës në arsim, efektet e së cilës po i nxjerrin sot në rrugë studentët.

Ata janë të njëjtën që goditën me vezë Edi Ramën, madje e paguan këtë edhe me qeli, sepse dontë të zhvillonte tubim me biznesmenë në aulën e një universiteti publik.

Image result for rama veze

Njëjra prej tyre, Mirela Ruka, është ajo vajza e thjeshtë që derdhi salcë mbi kryet e Lindita Nikollës, madje duke i rrezikuar organizatës edhe fondet e donatorëve të huaj që nën presionin e spin doctors-ave të qeverisë, u tërhoqën duke mos mbështetur këto qëndrime radikale.

Pra, beteja e tyre me Ramën ka qenë pa konpromis.

Po e tillë ka qenë edhe ajo kundër “Lali sharlatanit”. Në pikën e tij më të zezë, kur Veliajt i vdiq në duar në varrezën e sharës Ardit Gjoklaj dhe ai e fshiu këtë ngjarje nga të gjitha mediat, duke koruptuar madje dhe prokurorët, Organizata Politike e vetmja që zhvilloi protestë para bashkisë dhe e gdhëndi portretin e viktimës që nuk e transmetonin mediat në muret e qytetit.

Image result for ardit gjoklaj

Këto fakte, krahas dhjetra daljeve mediatike me qëndrime të qarta, janë të mjafta për të vërtetuar se nëse protesta e studentëve sot ka marrë flakë, fitilin e saj e mban ndezur prej vitesh, Arlind Qorri dhe shokët e tij.

Janë ata që kanë kërkuar arsimin falas, që kanë folur për favorizimet klienteliste ndaj universiteteve private dhe që kanë manifestuar me dhjetra në të njëjtinvend ku sot numërohen me mijra.

Ata nuk janë kali i Trojës në protestë, por në të kundërt, janë shpirti i saj. Ata nuk duan ta shuajnë por ta përndezin atë festë demokracie.

Kurse ata që i sulmojnë janë partitë e vjetra në opozitë. Ato që vazhdojnë prej vitesh me bestytninë se kush nuk është vasali im është armiku im. Prandaj Arlind Qori dhe mbështetësit e vet po sulmohen në mediat pranë tyre. Ata nuk duan të fikin protestën, këtë e thonë vetëm politikanët e vjetër që duan ta përvetësojnë atë dhe ta përdorin për qëllimet e opozitës zyrtare.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Profil/ Ditët e zeza të Lindita Nikollës

Fakti që mijra studentë nga të gjitha universitetet e Shqipërisë, gjenden poshtë zyrës së Lindita Nikollës, nuk është vështirësia e parë që po kalon gruaja që d...

17:13

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI