Flash

Ndërron jetë në Maternitetin e ri një foshnje, prindërit akuzojnë mjekët

Lapsi.al 8 December 2018
Ndërron jetë në Maternitetin e ri një foshnje,

Në maternitetin “Koço Gliozheni” ka ndërruar jetë një foshnje ditën e sotme.  Një nënë nga Saranda, e cila qëndronte prej tre ditësh në regjim spitalor në këtë maternitet, ka humbur foshnjen e saj.

Burimet policore raportojnë se foshnja ka lindur pa jetë, ndërsa familjarët pretendojnë të kundërtën. Sipas tyre foshnja e ka humbur jetën prej neglizhencës së mjekëve.

Familjarët në denoncimin e tyre në polici janë shprehur se vajza nuk është futur në momentin e duhur në operacion.

Mjekët janë shprehur se nëna është futur në operacion menjëherë pas shfaqjes së komplikacioneve. Ata nuk kanë mundur të bënin asgjë për foshnjen, pasi ajo kishte vdekur.

Prindërit nuk kanë dëshmuar ende në polici në lidhje me këtë ngjarje.

Të këshilluara

Nëna e Kacifas kërcënon Ramën: Do të vras

Autoritetet shqiptare kanë lënë jashtë kufirit një numër të madh personash që kërkonin të vinin nga Greqia, për ceremoninë përkujtimore të “heroit të tyre” të r...

17:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI