Flash

Messi kujdeset përsëri për Murtaza: fanellat e reja të kampionit mbërrijnë tek afgani i vogël

Lapsi.al 8 December 2018
Messi kujdeset përsëri për Murtaza: fanellat e reja të

Mbyllet me një cast të lumtur historia e të voglit Murtaza Ahmadi, fëmija afgan që në 2016 u fotografua ndërsa luante futboll me fëmijët e tjerë pranë shtëpisë së tij duke veshur një fanellë të Argjentinës me emrin e Messi që ai vetë e kishte krijuar me një qese supermarketi me vija. Ajo foto e mrekullueshme mallëngjeu botën e Murtaza u ftua në Qatar të kalonte disa caste të mrekullueshme bashkë me idhullin e tij. Më pas u kthye në Afghanistan, duke marrë me vete si kujtim fanellën që vetë Messi i kishte dhuruar dhe autografuar.

Një dhuratë që nuk zgjati shumë për fat të keq duke qenë se Murtaza, së bashku me familjen, u detyrua të largohej nga shtëpia e tij në rajonin e Jaghori, për shkak të një sulmi taleban.

Tani, Murtaza e familja e tij janë sërisht në shtëpinë e tyre, ndërsa lajmi i mirë për vogëlushin është se mund të veshë sërisht fanellën e Leo Messi, që i kishin marrë gjatë sulmit. Fëmijës i janë dërguar uniformat e reja të Barcelonës e gëzimi, të paktën për një moment, është kthyer të jetë ai i dy viteve më parë, kur Messi me një gjest të vogël i dhuroi një ëndërr një fëmije të cilit lufta i ka marrë gati gjithcka.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI