Flash

'Kacifas', ndalohen 200 grekë në Kakavijë (VIDEO)

Lapsi.al 8 December 2018
'Kacifas', ndalohen 200 grekë në Kakavijë (VIDEO)

Rreth 200 shtetas grekë janë ndaluar të hyjnë në Kakavijë për të marrë pjesë në meshën për të 40-tat e Kostandin Kaçifas. Në mesin e tyre janë dhe persona që janë shpallur nga Shqipëria non grata.

Mesha është caktuar të mbahet në orën 11:00 në fshatin Bularat të Gjirokastrës

Dje autoritetet shqiptare ndaluan hyrjen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të një gazetari grek. Gazetarit Panajotis Savidis, i cili punon për gazetën greke "Protothema", i është komunikuar se është person non grata në Shqipëri dhe për pasojë nuk mund të hyjë në territorin shqiptar. Gjithashtu i është refuzuar hyrja në doganën e Kakavijës 4 shtetasve grekë.

Gjithashtu bëhet me dije se të gjitha pikat e kalimit kufitar, policia ka shpallur listën me 52 shtetasit non grata.

Kostandin Kacifas u vra nga RENEA më 28 tetor 2018 gjatë përleshjeve me efektivët e forcave, pasi qëlloi ndaj këtyre të fundit, ndërkohë gjatë ceremonisë së varrimit pati thirrje ekstremiste anti shqiptare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI