Flash

ARRSH ul numrin e objekteve që rrezikojnë të prishen në Unazën e Madhe, pa dokumenta vetëm 124

Lapsi.al 8 December 2018
ARRSH ul numrin e objekteve që rrezikojnë të prishen në

Është përmbyllur konstatimi i objekteve që preken prej projektit të Unazës së Madhe, gjithashtu dhe verifikimi i aspektit ligjor të dokumentacionit të tyre, deklarojnë Autoriteti Rrugor Shqiptar, ALUIZNI, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, IKMT dhe Bashkia Tiranë.

ARRSH deklaron se 195 objekte janë vlerësuar si të prekura prej këtij projekti. 124 prej tyre rezultojnë pa dokumenta pronësie, ndërsa 71 janë të pajisura me dokumentet e pronësisë.

Nga objektet me dokumentacion të rregullt, vetëm për 59 prej tyre janë bërë matjet dhe verifikimet në funksion të procedurës së shponësimit. Për 12 objektet  e tjera procesi i matjeve do të vazhdojë gjatë ditëve në vijim.

ARRSH ka hyrë në diskutime me ata banorë, objektet e të cilëve do të prishen pjesërisht. Bëhet fjalë për 72 raste, ku 27 prej tyre kanë dokumenta pronësie, ndërsa 45 raste nuk i kanë këto dokumtenta. Në këto raste, pjesa e paprekur e objektit do të qëndrojë vetëm atëherë kur inxhinierët konstruktorë do të konfirmojnë qëndrueshmërinë e  tij.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI