Flash

Pesë orët e studentëve që rrëzuan 5 vitet e Rilindjes

Lapsi.al 8 December 2018
Pesë orët e studentëve që rrëzuan 5 vitet e Rilindjes

Eshtë hera e parë në këto 5 vite që levat mediatike dhe veglat propagandistike të Edi Ramës,

kanë heshtur me bisht ndër shalë përballë protestës së mijëra studentëve, që tashmë e kanë

shpalosur në rrugë të vërtetën therrëse të një vendi në mjerim, që ato me aq zell janë munduar ta

fshehin nën dritat e rreme të Rilindjes, batutave bajate të kryeministrit apo kasetave të montuara

të lalës.

Sot, të gjithë kurrizshtrembëruarit nga përulja e shërbimit, kanë heshtur.

I gjithë vetmohimi disa vjeçar për të mbuluar skandalet korruptive, vjedhjet spektakolare, kanabizimin e

vendit, lidhjet me krimin e organizuar, me ngjyrat e spoteve 3D dhe akuzat ndaj opozitës, është

tretur brenda harkut kohor të disa orëve. Studentët në rrugë janë sot Shqipëria e vërtetë.

Pati tentativa në ditën e parë për ta skualifikuar edhe këtë protestë si të mëparshmet. Diversionet

tipike se aty përsëri ishte opozita dhe jo stundetët; përçarja emblematike e llojit ngelës dhe

ekselentë, shpellarë dhe qytetarë; pastaj zbythja tinzare dhe maska e tolerantit që zëvendëson në

sekondë, sipas nevojës, atë të arrogantit; të gjitha këto taktika meskine dështuan përballë lumit të

protestës. Sepse ajo është reale, e vërtetë, e natyrshme, shprehje e një revolte që ka mbërritur

kulmin dhe, si e tillë, e bën zero edhe propagandën më të sofistikuar.

Prandaj edhe ata që janë të gatshëm t’i gjenden shefit të madh sa herë është në hall, sot kanë heshtur. Veshët dhe sytë e shqiptarëve kanë shpëtuar nga neveria e stilit erionveli që shumëfishohet nga përfituesit e

pushtetit. Protesta e studentëve jo vetëm i ka çarmatosur nga demagogjia dhe mashtrimi i shpifur,

por edhe i ka trembur.

I ka trembur sepse i ka goditur pikërisht në momentin kur besonin plot arrogancë dhe vetësiguri

se mund të bënin çfarë të donin dhe nuk i jepnin askujt llogari. Se mund të merrnin vendime për

3 milionë njerëz, pa e përfillur aspak mendimin e tyre. Se mund t’i bënin paratë e shqiptarëve

rrush e kumbulla, nëpër shatërvanë, veliera, gurë e shkurre thjesht me argumentin se kështu na

duket ne më bukur. Se mund të shembnin stadiume, teatër, trashëgimi qindra vjeçare, shtëpi

fukarenjsh, për të ngritur kulla sepse kryeministri kishte marrë votat e shqiptarëve dhe mund të

bënte çfarë të donte. Madje edhe t’i ngrinte ata që e kishin votuar e me detyrim t’i çonte të bënin

analizat sepse kishte menduar se disa dhjetra milion euro i rrinin mirë një mikes së tij

biznesmene.

Kryeministri dhe organizata e Rilindjes, ndjenin se kishin fituar fuqinë që të drejtën e popullit

për të qenë i përfaqësuar në një sistem demokratik liberal, t’ia delegonin banditëve, trafikantëve,

vrasësve e përdhënuesve që i ulën në Kuvend. Këtë të drejtë ua falën edhe injorantëve, gdhëve e

dallkaukëve që sot drejtojnë qytetet kryesore të Shqipërisë. Këta të organizatës vendosën edhe

për taksat, tarifat, gjobat, çmimet e energjisë, të ilaçeve, karburantit, rrugëve, spitaleve,

shkollave, pa pyetur kurrë grupet e interesit, sindikatat apo përfaqësuesit e shtresave të

popullsisë. Duke e deformuar kështu demokracinë nga vendimarrja përfaqësuese tek vendimarrja

vertikale, pa asnjë lloj ndërmjetësimi.

Këto deformime u kamufluan për vite me radhë nën zhurmën e shfaqjeve populiste si ndarjet e

tapive apo skeçet e bashkëqeverisjes. Në disa raste ato iu mveshën aleatit në qeverinë e mandatit

të parë dhe në raste të tjera, kur tepsia u mbeti e gjitha në dorë, u kapërcyen duke u marrë me

opozitën. “Shikoni kë keni përballë, doni prapë Berishën dhe Lulin, ata janë të paaftë, ata nuk

fitojnë dot”, përsërisnnin solistët e Rilindjes dhe kori i laraskave mediatike që çukiste thërrimet

nga orgjia e pushtetit.

Dhe, kur ndiheshin më të sigurtë se kurrë (me një opozitë të fjetur apo të kapur, me media të

blera ose media kazan, me njerëz të frikësuar që donin vetëm të iknin, me protesta që shuheshin

pa lindur mirë) në rrugë u dolën studentët.

Protesta e studentëve sigurisht nuk ka lidhje thjesht me tarifat e Linditës apo reformat e Edit. Ajo

mbi të gjitha është një lëvizje në emër të atyre që sot nuk janë të përfaqësuar nga pushteti që

kanë zgjedhur me votë. Të atyre që ndihen të margjinalizuar dhe pa asnjë vlerë edhe kur merren

vendime që prekin direkt jetën e tyre. Të atyre që janë të tradhëtuar në besimin e tyre se një ditë

Shqipëria do të ndryshonte.

Kjo protestë është një detyrim i fëmijëve për t’u kthyer prindërve të tyre krenarinë e munguar

dhe dinjitetin e lënduar. Dikur e pranuan nënshtrimin nga dhuna e diktaturës, tani po pranojnë

përçmimin nga nevoja për të mbijetuar, kjo është drama e dy brezave që studentët sot mund ta

thyejnë.

Ata i kanë parë familjet e tyre që nuk bëzajnë nga frika se humbin vendin e punës, që

ulin kokën sa herë u ngrihen çmimet bashkë me taksat, që preferojnë t’u japin fëmijëve tesera

partie për të blerë të ardhmen, që mezi mbyllin muajin dhe janë të detyruar të dëgjojnë 10 orë në

ditë kryeministrin që flet për rritje ekonomike, që i kap ankthi kur kanë një sëmundje dhe duhet

të durojnë edhe kasetat e lejfenit që tregon lumturinë e qytetarëve që u gëzohen dritave dhe

qofteve të krishtlindjeve.

Protesta e studentëve është për të gjitha këto.

Dhe edhe nëse nuk e kuptojnë, organizata dhe veglat e saj mediatike, e ndjejnë, se ajo që po ndodh këto ditë nuk është çështje pagese për provimet e mbartura, por çmimi që pushteti duhet të paguajë për mbrapshtinë me të cilën ka

drejtuar vendin.

Prandaj nuk flasin dot më, as me kaseta, as me biçikleta, as me pirueta e as me

video selfie. Prandaj ajo që ka nisur nuk ndalet dot as nga zemërgjerësia e Linditës dhe as nga

dëshira e Edit për të qenë prapë student protestues. Sot ata janë lënë vetëm edhe nga ata që

paguhen për t’u bërë shoqëri në ditë të këqija. Dhe është vetëm dita e tretë...

©Lapsi.al

Të këshilluara

Dy studentet sexy dhe HAJDUTI “3D”

Me inteligjencën, finesën dhe cinizmin rinor, që po karakterizon një nga protestat më të bukura që po e nderon Shqipërinë prej tre ditësh, dy vajza që po marsho...

13:40

Gomari që bëri patriotin në Pejë

Kjo ishte e tëra nga cirku i ditës së sotshme. Erdhi Edi nga Tirana në Pejë për të na thënë që ai që e quan Hashim Thacin tradhtar është gomar. Kurse njer...

20:49

Regjizori i dy qeverive

Pak ditë më parë Edi Rama i tha një televizioni gjerman se ai ishte artisti më i mirë mes politikanëve shqiptarë. Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të S...

18:24

Gjuetia e vetmuar e Edi Ramës

Eshtë e lehtë  të dallohet se si fushata propagandistike është shndërruar në gjueti shtrigash me përfshirjen direkte të Ramës. E filloi të enjten në Parlame...

14:17

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI