Flash

Tragjedia në Bulqizë/ Nëna humb trinjakët se nuk kishte mjek

Lapsi.al 7 December 2018
Tragjedia në Bulqizë/ Nëna humb trinjakët se nuk kishte mjek

Në Bulqizë një grua ka humbur tre fëmijët në një barrë trinjake. Gruaja shtatzënë me trinjak E. Rexhepi kishte ardhur nga fshatrat për të lindur në spitalin e Bulqizës ku nuk ka as mjek gjinekolog dhe as sallë operacioni.

Ajo ka lindur fëmijën e parë me asistencën e infermieres dhe ka pasur vështirësi për dy foshnjet e tjera.

Një gjinekolog me staf mjekësor ka ardhur nga Tirana me helikopter në Bulqizë por me sa duket ka qenë vonë për fëmijët.

Sipas burimeve nga spitali, të tre fëmijët nuk kanë mundur të mbijetojnë. Ndërkaq mësohet se gjendja e gruas është e stabilizuar dhe për momentin jashtë rrezikut.

Ajo ka ardhur nga një zonë e thellë e Bulqizës Ostreni, i është dashur që të udhëtojë me kalë rreth një orë, atëherë një makinë e zonës e ka sjell në spitalin e Bulqizës.

Sipas dëshmive të para, gruaja ka thënë se ka qenë duke kryer punë bujqësie të rënda deri kur i kanë nisur dhimbjet e lindjes që është nisur në spital.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI