Flash

Studentët Ramës: I refuzojmë negociatat, plotësoni kërkesat tona ose do të rrëzojmë ministrinë

Lapsi.al 7 December 2018
Studentët Ramës: I refuzojmë negociatat, plotësoni
Studentët vazhdojnë qëndresën e tyre ndaj qeverisë, deri në plotësimin e katër kërkesave të tyre. Deri më tani ata nuk pranojnë asnjë dialog dhe negociatë me kryeministrin. Duan vetëm respektimin e katër kërkesave të tyre.
 “Refuzojmë çdo lloj propozimi dhe negociatash pa pranuar 4 kërkesat tona. Nuk ka më kompromise. Kryeministri të vijë këtu se jemi të gjithë bashkë. Nuk ka negociata pa plotësuar 4 kërkesat tona”, u shprehën studentët.
Më tej studentët kanë shtuar se nuk do të dorëzohen, përkundrazi do të qëndrojnë derisa të vendoset përgjysmimi i tarifës. Në të kundërt, ata janë shprehur se do të rrëzojnë ministrinë.
 “Studentë kjo është koha jonë. T’u tregojmë pushtetarëve. Studentët e bashkuar kanë për ta fituar. Kërkojmë të drejtat tona. Përmirësim të kushteve të konvikteve. Ulni tarifat. Do dalim në rrugë me qindra me mijëra, po nuk ra tarifa do bie ministria. Daullet e orëve të fundit”, thërrisnin në korr studentët teksa godisnin me vezë dhe bidona uji ministrinë e Arsimit.

Katër kërkesat e studentëve:

1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet në bord.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI