Flash

Skandali me Unazën e madhe, pse u thirr Gjiknuri në Ambasadën Amerikane

Lapsi.al 7 December 2018
Skandali me Unazën e madhe, pse u thirr Gjiknuri në Ambasadën

“Ministri i Transportit Damian Gjiknuri ka qenë këtë të premte në Ambasadën Amerikane”. Kështu u shpreh gazetari Lorenc Vangjeli në emisionin "Java" në RTSH, sipas të cilit ministri Gjiknuri ka shkuar në Ambasadën Amerikane herët në mëngjes, pas publikimit një natë më parë në emisionin “Të paekspozuarit” të skandalit me kompaninë DH Albania.

Vangjeli tha Gjiknuri ka dorëzuar në Ambasadë një dosje voluminoze me qëllim zbardhjen sa më parë të së vërtetës për kompaninë DH Albania, fituese e tenderit 18 milion euro për ndërtimin e lotit të parë te “Unaza e Re”.

"Dje në mbrëmje janë bërë disa veprime, e para është bllokuar Loti i parë, nuk do të ketë asnjë lëvrim fondesh, e dyta është që prokuroria nisi hetimet. Në këtë histori ka ndërhyrë edhe ambasada amerikane. Sot në mëngjes Gjiknuri ka dorëzuar një dosje voluminoze në ambasadë për të ndihmuar sa më parë zbardhjen e kësaj historie", - tha Vangjeli.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI