Flash

Rikthehen Skillzat, paqe mes Ledrit dhe Skivit

Lapsi.al 7 December 2018
Rikthehen Skillzat, paqe mes Ledrit dhe Skivit

Skivi dhe Ledri në vitin 2005 krijuan grupin Skillz me të cilin shumë shpejt arritën të fitonin zemrat e publikut me këngët e tyre dhe klipet karizmatike.

Por, 7 vite më vonë, Skillz do të merrte fund pasi ishte pikërisht Ledri që braktisi këtë grup duke vazhduar karrierën si solist.

Megjithatë, duket se Skillzat më në fund do të ribashkohen. Burime për Iconstyle.al bëjnë të ditur që dyshja do rikthehet përsëri si grup dhe se kënga e tyre është gati tashmë.

Dhe kjo nuk është e tëra. Po ashtu mësohet që kjo prurje e re do jetë gati për t’u hedhur në treg me datë 21 dhjetor.

Mbetet të shihet nëse Skillzat do e kenë impaktin e njëjtë si grup, si në fillimet e karrierës së tyre.

Disa nga këngët e tyre më të njohura janë: ‘Ah femrat’, ‘Krejt i kom’, ‘Ëu qa po shoh’, ‘Ndaloje Vrapin’ në duet me Stinen e shumë të tjera.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI