Flash

Reagon Lindita Nikolla: Protesta është legjitime, studentët kanë të drejtë

Lapsi.al 7 December 2018
Reagon Lindita Nikolla: Protesta është legjitime, studentët
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me protestat e vazhdueshme të studentëve duke i dhënë atyre të drejtë.

“Të jesh ministre është përgjegjësi. Përgjegjësi për të kërkuar dhe ndjesë nëse ke gabuar”, shprehet Nikolla, duke pranuar kështu gabimet e saj gjatë drejtimit të Ministrisë së Arsimit.

Nikolla ka shtuar se rinia është e tashmja dhe se është e gatshme t’i përgjigjet çdo të riu e të reje.

"18 milionë euro do të shpenzohen prej buxhetit për rininë, gjithashtu do të vendoset edhe një ligj për ta", premton ministrja e Arsimit.

“Kam bërë tur me dëgjesa, arsimi cilësor mbetet një sfidë për ne. Reforma është duke dhënë frytet e para. Protesta është tërësisht legjitime dhe studentët kanë plotësisht të drejtë. Kërkojmë që tarifat të përgjysmohen”, është shprehur në krah të studentëve ministrja Nikolla.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI