Flash

Provokon Arian Çani: A qëndron Erion Veliaj pas protestës së studentëve?

Lapsi.al 7 December 2018
Provokon Arian Çani: A qëndron Erion Veliaj pas protestës

“A është Erion Veliaj regjisori i fshehtë i protestave studentore”. Me këtë titull gazetari Arian Çani provokoi që në nisje të emisionit të tij, mbrëmjen e së premtes. Sipas idesë së tij Çani hodhi dyshime se ajo mund të mbështetet në prapaskenë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shkak të përplasjeve që kanë këta të dy. Moderatori i “Zonë e lirë” tha se nuk e beson që protesta të jetë “pa kokë”.

“Kush po e organizon protestën? Nuk është pa kokë. Nuk ka protestë pa kokë. Kujt i intereson kjo protestë? Ne e dimë që Veliaj kontrollon shoqatat, kontrollon mediat” – tha Çani. Ai tha se opozita do të kërkojë të përfitojë prej saj, por nuk rast të rrëzimit të Ramës, e majta mund t’i fitonte zgjedhjet me Veliajn në krye sepse sipas tij opozita ende nuk ka forcën e duhur. Çani tha se protesta e studentëve është e ngjashme me atë të armëve kimike ku Rama nuk u thoshte dot “JO” amerikanëve dhe ngriti qytetarët në protestë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI