Flash

Përse arsim publik falas?

Lapsi.al 7 December 2018
Përse arsim publik falas?

Arsimi publik duhet të jetë falas! Sepse "arsim" është thjesht procesi i transmetimit të dijes njerëzore nga një gjeneratë tek tjetra. Kjo dije njerëzore nuk ka çmim. Ajo nuk mund të tarifohet sikur të ishte tregti zarzavatesh. Sepse asnjë nga kontribuuesit e mëdhenj në akumulimin e kësaj dijeje, prej Platonit, Pitagorës, Euklidit, Hipokratit, Homerit e deri tëhu, nuk merr dot (e as ka kërkuar xhanëm), të marrë në shekullin tonë kompensim për kontributin e vet për dijen njerëzore. Nëse jo për të "paguar" të zotët e shkencave që sot mësohen në shkolla, atëherë për çfarë shkojnë këto "tarifat" që u merren studentëve?

Dija i përket njerëzimit. Të gjithë duhet të kenë akses të pakufizuar tek ajo, e më pas, më i zoti le të përparojë. Shkolla është vetëm mekanizmi që kemi krijuar për t'i dhënë mundësinë dijes të arrijë tek gjithsecili. T'i vesh tarifë thjesht mundësisë nëse një njeri duhet të bjerë apo jo në kontakt me dijen, do të thotë ta rezervosh përgjithmonë ndriçimin për të pasurit dhe errësirën e përjetshme për të varfërit. Pra ARSIM PUBLIK FALAS.

E sa për kushtet në të cilat merret ky arsim, për klasa të pajisura mirë, konvikte të ngrohura, institucione të bollshme për të gjithë, të shërbyera nga arsimtarë të shpërblyer e të motivuar, kaq detyrim ne si shoqëri, prindërit, vëllezërit e bashkëkombësit e studentëve, e paguajmë me taksa. Ashtu siç mirëmbajmë me taksa kushtet e të burgosurve nëpër institucionet përkatëse, siç paguajmë për "lehtësitë" në kryerjen e detyrës së shtetarëve, po ashtu edhe arsimimi cilësor i studentëve tanë mbulohet nga paret që na merren me taksa neve. Asnjë kacidhe shtesë s'kanë pse nxjerrin nga xhepat studentët. Kaq!

*Marre nga Facebook i autorit Sokol Shameti

Të këshilluara

Faleminderit studentë!

Rastësisht sot ju pashë në Tiranë duke protestuar. Ishit shumë. Të rinj e të freskët. Kushedi sa ëndërra keni në zemrat tuaja. Por, keni ndezur edhe te ne të rr...

14:03

Në Shqipëri nuk ka pasur luftë civile

Kjo pyetje e paraqitur për diskutim në këtë forum akademik dhe intelektual është e rëndësishme, pse përgjigja ndaj saj ka të bëjë me thelbin e vetë Luftës. Përg...

19:56

Dyshimet për vrasjen e Kostandinos Kacifas

Nga Panajot Barka* Fillimisht, falenderoj medja në Shqipëri që mirepresin shkrimet e mia.Vlerësoj qëndrimin e tyre si kontribut civilizues nëpërmjet mendimit...

17:28

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI