Flash

Nuk është Zidane: 45 milionë stërlina duhen për trajnerin e ri të Manchester United

Lapsi.al 7 December 2018
Nuk është Zidane: 45 milionë stërlina duhen për

Manchester United dëshiron me cdo kusht Mauricio Pochettino në pankinë për sezonin e ardhshëm. Një fitore në pesë ndeshjet e fundit të Premier League ka thyer edhe më keq raportin mes Red Devils e José Mourinho, një dashuri që nuk lulëzoi kurrë plotësisht në Old Trafford. City është 18 pikë larg e pa kualifikimin në Champions lamtumira e Mou do të ishte më e thjeshtë.

Një skenar kompleks ai i dizenjuar nga The Sun që tregon në detaje situatën e pakënaqsësisë së dy protagonistëve të historisë në pankinat respektive. Mourinho ka një kontratë deri në 2020 me Manchester United, por rezultatet - mbi të gjitha në kampionat - nuk janë të pëlqyeshëm. Red Devils janë jashtë luftës për titull dhe ndodhen 10 pikë pas Tottenham të Pochettino, dëshira e deklaruar e drejtuesve të United. Tekniku argjentinas, që është gjithashtu edhe në orbitën e Real Madrid, nuk është i kënaqur nga administrimi i merkatos nga ana e shoqërisë e pavarësisht se ka firmosur një kontratë prej 8 milionë stërlina deri në 2023, kërkon të largohet nga Spurs në fund të sezonit.

Një klauzolë mbi kontratën e pasur të Mourinho, sipas tabloidit anglez, do ti lejonte Man United të kursente shumë në divorcin me portugezin, nëse skuadra nuk kualifikohet në Champions League e ardhshme, por nga ana tjetër për të marrë Pochettino nga Tottenham nevojitet një shumë prej rreth 40-45 milionë stërlina. Pastaj mbetet edhe fakti për të bindur argjentinasin që e ka refuzuar njëherë United në 2016, për të marrë vendin në Old Trafford, pas largimit të Van Gaal.

Të këshilluara

Misteri Ozil: i dëmtuar nga video lojërat

Mesut Ozil nuk vesh këpucët e futbollit që nga 5 tetori i kaluar, i shqetësuar nga problemet në shpinë që e detyrojnë të qendrojë i ndaluar. Gjatë periudhës së ...

21:01

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI