Flash

"Ngelës", Rama zbut fjalorin: Sot do doja të isha student protestues dhe jo kryeministër

Lapsi.al 7 December 2018
"Ngelës", Rama zbut fjalorin: Sot do doja të isha student

Ndryshe nga dy ditë më parë, kur Edi Rama i quajti studentët protestues ngelës, sot deklaroi në Facebook se sot do të zgjidhte të ishte student protesues dhe jo kryeministër në zyrë.

Në këtë tërheqje, Rama i ftoi studentët të takoheshin me të, pa drejtues apo pedagogë.

“Shqetësimi adresohet përmes dialogut. Dua që ta dinë se kam shumë për t’u thënë por patjetër kam shumë dëshirë t’i dëgjoj ballë përballë pa administratorë, pa pedagogë, studentët që i zgjedhin vetë. Ky vend e ka fituar prej 5 vitesh lirinë e plotë të protestës pa rrezik nga plumbat. Protesta e ka pasur të garantuar pacenueshmërinë e statusit të saj. Po të mund të zgjidhja dot sot do të doja të isha dhe njëherë studentë protestues jo kryeministër në zyrë. 

Po si kryeministër dhe si protestues i dikurshëm kam bindjen se duke dëgjuar njëri tjetrin dhe në këtë rast duke u bërë bashkë, për të shtyrë me forcë përpara modernizimin, mund të përshpejtojmë dhe bëjmë më mirë punë kolosale. Shkurt fjala se sa rrinë në rrugë dhe çfarë kërkojnë ata, kjo është e drejta e tyre legjitime. Ama detyra ime është që t’i dëgjoj dhe t’i mbështes në adresimin e shqetësimet e tyre në çdo rast që ata do të donin të bisedonin. Kur të duan dhe po të dëshirojnë të dinë ndonjë gjë, bujrum, kjo zyrë është e imja. Por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë dhe të ardhmes që fëmijët e Shqipërisë meritojnë”, tha Rama.

Por në një përgjigje për komentuesit në Facebook dy ditë më parë, që i kërkojnë të zgjidhë hallin e studentëve, Rama i hodhi benzinë zjarrit duke u sjellë njësoj si me protestuesit e Unazës apo ata të Teatrit, që i përçan në të mirë dhe të këqinj.

Me një cinizëm të pashoq, Rama pyet: “janë të gatshëm taksapaguesit që të paguajnë shpenzimet për studentët ngelës?”, duke i grupuar kështu ata në nxjënës të mirë dhe nxënës të dobët.

Protesta, tashmë e shtrirë në disa qytete të vendit, duket se ka detyruar Ramën jo vetëm të tërhiqet nga këto komente, por edhe të zëvendësojë cinizmin e tij me një empati të shtirur.

(VIDEO) Shikoni protestën e studentëve në gjithë Shqipërinë 

©Lapsi.al 

REAGIMI:

edi-rama

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI