Flash

Nesër tubim para konsullatës greke në Gjirokastër. Në Bularat mbërrijnë grekët për të dyzetat e Kacifasit

Lapsi.al 7 December 2018
Nesër tubim para konsullatës greke në Gjirokastër. Në

Shoqatat atdhetare kanë njoftuar mbajtjen e një tubimi nesër në orën 11:00 në Gjirokastër, në sheshin “Çerçiz Topulli”, si një protestë për shqiptarët e vrarë në Greqi ditët e fundit. Janë jo pak, por katër persona nga Shqipëria që kanë humbur jetën, dy prej tyre në rrethana ende të paqarta.

Artan Hoxha i cili njofton në rrjetet sociale se policia ka miratuar lejen dhe tubimi do të zhvillohet sipas programit të mëparshëm përpara bustit të heroit Çerçiz Topulli, i cili ndodhet pranë konsullatës greke në Gjirokastër.

Policia e Shtetit, respektivisht Drejtoria e Qarkut te Gjirokastres ka miratuar kerkesen e Forumit Djemte e Laberise per tubimin e dites se shtune. Bëhet thirrje që protestuesit të mbajnë veshur simbole kombëtare; flamur kuqezi, shall, kapele etj.

Ndërkohë po nesër do të ketë në Bularat një ceremoni për të dyzetat e ekstremistit grek Kostandin Kacifas. Nga Greqia do të mbërrijnë disa autobusë me pjesëmarrës në ceremoni. Por pritet që policia shqiptare të refuzojë në kufi shumë prej tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI