Flash

Minat me telekomandë, kapen dy persona në Durrës

Lapsi.al 7 December 2018
Minat me telekomandë, kapen dy persona në Durrës

Operacioni i koduar "Muzgu" goditi një grup që trafikonte lëndë plasëse dhe mina me telekomandë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, mbrëmjen e djeshme arrestuan në flagrancë dy shtetas, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” e kryer në bashkëpunim, konkretisht:

Të arrestuarit janë dy qytetarë nga Kukësi, Artan Bruka, 38 vjeç dhe Halil Gjana, 26 vjeç.

"Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Strukturave policore se shtetasit e mësipërm trafikonin lëndë plasëse, në momentin e arrestimit të tyre në Thumanë, brenda një çante në ngjyrë të zezë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: tre kallëpë cilindrike të mbështjellë me letër kartepecete dhe natriban transparent, ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjelles të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës “Nokia” informon policia e shtetit.

Kallëpët ishin me peshë rreth 225, 240 dhe 469 gr secili.

Sipas informacioneve këto mina me telekomandim, mund të perdoreshin në kryerjen e veprave të renda kriminale. Materialet do t’i kalojne Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI