Flash

Lot dhe 10 minuta duartrokitje, Angela Merkel lë CDU pas 18 vitesh (VIDEO)

Lapsi.al 7 December 2018
Lot dhe 10 minuta duartrokitje, Angela Merkel lë CDU pas 18 vitesh (VIDEO)

Delegatët e partisë kristiandemokrate CDU janë mbledhur në Hamburg ku do të zgjidhet sot pasardhësja/pasardhësi i kryetares së partisë, Angela Merkel, e cila do të vazhdojë të mbetet kancelare.

Kryetarja e deritanishme e partisë kristiandemokrate CDU Angela Merkel, u largua nga ky post, pas 18 vitesh, me një fjalim, i cili u përcoll me brohoritje dhe duartrokitje frenetike. “Ka qenë një nder i madh, një kënaqësi e madhe”. Me këto fjalë Merkel përfundoi fjalimin 35 minutësh, për herë të fundit si kryetare e CDU-së. Merkel bëri një rishikim të kohës në krye të partisë, duke theksuar sukseset por edhe dështimet në faza të ndryshme. Kancelarja tha se tani ka ardhur koha “për një kapitull të ri”, dhe  ftoi partinë e saj që të mbetet e bashkuar.

Ndarja me lot dhe duartrokitje

Pas fjalimit ajo u përshëndet me një duartrokitje të gjatë prej gati 10 minutash. 1001 delegatët e mbledhur në Hamburg u ngritën nga vendi, shumë prej tyre mbanin pankarta me mbishkrimin: “Faleminderit shefe”. Nuk mungonin as lotët tek shumë delegatë. Ndërsa Merkel gjatë fjalimit ishte shumë personale dhe e prekur nga duartrokitjet e gjata, të cilat ndërprenin shpesh fjalimin e saj. 64-vjeçarja Angela Merkel largohet nga posti i kryetares së partisë CDU pas plot 18 vitesh. Por ajo vazhdon të mbetet kancelare e Gjermanisë.

Më fjalë të mira për udhëheqjen e kancelares në periudhën e kaluar folën të gjithë ata që morën fjalën para saj, por edhe pas saj. Ndonëse edhe vet Merkel e kishte të qartë se gjatë kësaj kohe ka pasur edhe ngjarje aspak të lehta. “Se ku na çojnë grindjet mes vete, këtë më së miri e kanë kuptuar CDU dhe CSU vitet e fundit”, tha Merkel, e cila bëri thirrje që këto parti të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë mes vete.

https://www.youtube.com/watch?v=-PWrRFmOQW4

Pasdite zgjedhet pasardhësja/pasardhësi

Delegatët e kongresit sot pasdite do të zgjedhin pasardhësen, apo pasardhësin e Angela Merkelit. Deri tani kanë kandiduar sekretarja e përgjithshme e CDU Annegret Kramp-Karrenbauer, ish-shefi i grupit parlamentar në Bundestag Friedrich Merz dhe ministri i Shëndetësisë Jens Spahn. Nëse asnjëri prej tyre nuk fiton më shumë se 50% të votave në raundin e parë, në raundin e dytë kualifikohen dy të parët./DW

Të këshilluara

Katari largohet nga OPEC në fund të vitit

Katari ka vendosur që në fund të këtij viti të largohet nga OPEC, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës. Njoftimi u dha nga Ministri i Energjitikes në K...

16:04

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI