Flash

Kukësi falenderon Teqjan për fitoren, Shehi e mbron: "Është portieri më i mirë në Shqipëri"

Lapsi.al 7 December 2018
Kukësi falenderon Teqjan për fitoren, Shehi e mbron:

Një ndeshje delikate ku ndaloheshin gabimet, por ajo mes Kukësit e Skënderbeut u vendos pikërisht nga një gabim, flagrant madje. Aldo Teqja ndërhyn në mënyë katastrofike në minutën e 53 ndaj Ethemit, duke shkaktuar penalltinë që vendosi fitoren e Kukësit.

Ishte i vetmi rezultat që i shkonte për shtat skuadrës së Cungut, e megjithatë korcarët treguan mungesë eksperience, duke mos luajtur ndeshjen që duhet, edhe pse ndoshta pa atë gabim ndoshta do të kishin dale me pikë nga transferta e luajtur në Kamëz. Gjithësesi, në ndeshjen e tij për tu harruar, portieri që zëvendësoi pikërisht teknikun aktual të Skënderbeut në kuadratin e portës ka marrë elozhet e pashpresuara.

"Sigurisht që ishte një moment i evitueshëm - tha Shehi -. Por në momentin e parë, duke qenë se kam qenë edhe vetë në ata pozicion e humbet toruan kur kundërshtari bën presion, nuk ndërhyn dhe gabon. Kjo ndodh, i ndodhi dhe Aldos. Nuk duhet ta kryqëzojmë Aldon, por duhet t’i japim kurajo. Për mendimin tim Aldo është portieri më i mirë në Shqipëri.

Në fakt në një ndeshje të ekuilibruar, penalltia e shkaktuar nuk ishte gabimi i parë i Teqjas, por në rastin e parë, të minutës së 28, u shpëtua nga prapavija, gjë që në golin e William Cordeiro, nga 11 metra larg, nuk mund të ndodhte.

Kukësi i bashkohet Skënderbeut në kuotën e 30 pikëve, duke ngjeshur renditjen. Ajo që shqetëson Shehin është fakti se për herë të parë në këtë kampionat, korcarët shkojnë në tre ndeshje pa fitore, dy nga të cilat humbje.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI