Flash

Jona Spahiu tregon dramën familjare: E bija e një njeriu që kaloi 24 vite në burg!

Lapsi.al 7 December 2018
Jona Spahiu tregon dramën familjare: E bija e një njeriu që kaloi

Moderatorja Jona Spahiu ka dalë sot në mbështetje të studentëve që po protestojnë prej 4 ditësh në kryeqytet, duke zbuluar për herë të parë një dramë tronditëse familjare .

Ajo ka publikuar në Instagram, një ndër pamjet më “shpresëdhënëse” që mund të ketë parë ndonjëherë. Jona Spahiu kujton kohën e saj si studente dhe periudhën e vështirë kur i ati ishte burgosur, për të thënë se është në krah të studentëve në protestën e tyre për të kërkuar plotësimin e kërkesave.

“Si një qytetare e këtij vendi, si një studente e dalë nga Fakultetet Monopol, si e bija e një njeriu që kaloi 24 vitet e jetës së tij në burgjet komuniste në kërkim të së drejtës, kjo është gjëja më shpresëdhënëse që më kanë zënë sytë”, shkruan Spahiu.

Në foton ajrore shfaqen me dhjetëra studentë që po qëndrojnë me ngulm duke protestuar për përmbushjen e kërkesave të tjera si, përgjysmimin e tarifave të shkollimit, rritje të buxhetit për universitetet dhe kushte më të mira në konvikte.

Të këshilluara

Mjekët kundërshtojnë vendimin e Meghan Markle

Dukesha është në pritje të fëmijës së parë dhe princ Harry së bashku me gjithë pjesëtarët e pallatit mbretëror janë shumë të përkushtuar tek ajo. Një kërkesë pa...

13:43

Kevin hart heq dorë nga prezantimi i Oscar

Vetëm tre ditë pasi emri i tij u bë publik, komediani dhe aktori Kevin Hart ka hequr dorë nga prezantimi i “Oscar 2019”. Arsyeja? Polemika që rinisi mbi disa po...

10:08

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI