Flash

“Unaza e Re”, flet Meta: Banorët e prekur meritojnë zgjidhje të drejtë

Lapsi.al 6 December 2018
“Unaza e Re”, flet Meta: Banorët e prekur meritojnë

Në një intervistë dhënë për televizionin A2 News, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar konfliktin e krijuar mes autoriteteve qendrore dhe vendore me banorët e Unazës së Re, banesat e të cilëve janë parashikuar të prishen. Kreu i Shtetit ka thënë se po e ndjek me vëmendje situatën duke theksuar se “veprat publike duhet të realizohen në mënyrën më transparente dhe më ligjore, por sigurisht që edhe qytetarët, të cilët preken, duhet të marrin një zgjidhje të drejtë, gjithmonë në përputhje me ligjin dhe me Kushtetutën”.

Meta zbuloi se i ka kërkuar përpara disa javësh ARRSH-së që ta informojë për projektin dhe vetëm këtë të enjte iu vunë në dispozicion materialet e kërkuara. “Do të na duhet të kemi të gjithë informacionin për të bërë një vlerësim më të plotë lidhur me transparencën e këtij projekti, lidhur edhe me përgjegjshmërinë për t’i dhënë një zgjidhje të drejtë” – tha Meta që shtoi: “E gjithë atmosfera, me thënë të drejtën, mua nuk më pëlqen. Në kuptimin e një përpjekjeje për të imponuar një situatë konfliktuale, në vend të përpjekjeve për një dialog të qetë e të durueshëm”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, një i vdekur

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur "Qafa e Luarit",  ku automjeti tip "Fiat" me drejtues shtetasin V. B ...

20:06

Nuk mund të jetë çështje tarifash

Nga Astrit Patozi Ka një vërshim të madh solidariteti me protestën e studentëve këto ditë kudo në Shqipëri dhe ky nuk është lajm i keq. Përmes studentëve të...

18:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI