Flash

"The New York Times" shkruan për reagimin e qeverisë ndaj protestës së studentëve në Shqipëri

Lapsi.al 6 December 2018
"The New York Times" shkruan për reagimin e qeverisë ndaj

Studentët shqiptarë kërkojnë ulje të tarifës së shkollimit

Qeveria shqiptare ka pranuar kërkesat e dërguara nga studentët si dhe ka anuluar një pagesë të dyfishtë për provimet e përsëritura, por është shprehur se nuk mund të bëjë asgjë për tarifat vjetore të shkollimit, për shkak se ato vendosen më së shumti prej institucioneve, të cilat janë të mbështetura pjesërisht vetë, shkruan "The New York Times".

Mijëra studentë të universiteteve publike kanë bllokuar rrugën kryesore në kryeqytetin e Tiranës, duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit.

Ata janë shprehur se do të bojkotojnë shkollën derisa kërkesat e tyre të pranohen. Protestat janë duke u zhvilluar dhe në qytete të tjera gjithashtu.

Studentët kërkojnë dhe përgjysmimin e pagesës vjetore. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është shprehur se do të anulohet tarifa e provimeve të mbetura, por shtoi se qeveria nuk mund të bëjë asgjë sa i takon tarifës vjetore.

Burimi: The New York Times

©Lapsi.al

Të këshilluara

Kapshticë, ndalohen 18 klandestinë

Të paktën 18 refugjatë të paligjshëm të cilët tentuan të kalojnë kufirin shqiptar janë ndaluar në pikën doganore të kalimit në Kapshticë. Mësohet se refugjat...

14:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI