Flash

Tëhiqet Lindita Nikolla: Pranon 4 pikat e studentëve

Lapsi.al 6 December 2018
Tëhiqet Lindita Nikolla: Pranon 4 pikat e studentëve

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaroi se pranoi 4 pikat që kanë ngritur studentët në protestë prej dy ditësh në vend.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla ka folur para mediave dhe ka deklaruar se qeveria shfuqizon që sot VKM për nenin 4 për provimet e mbartura.

"Studentët kanë të drejtë për 4 pikat. Nuk do të ketë kosto shtesë për studentët përsëritës" - u shpreh Nikolla.

Për sa i përket kërkesës së 4 të rradhitur në letrën e studentëve që iu dërgua sot Nikollës, pra për përgjysmimin e tarifës së studimit, ministrja deklaroi se do të nxitet debat mes studentëve dhe pedagogëve, por nuk është qeveria ajo që ul ose ngre tarifat e studimit.

“Është dhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAs që ju të shteroni me studenëtëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit.

Në UT mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës” - deklaroi Nikolla në konferencë për shtyp.

Letra e plotë që iu dërgua sot Lindita Nikollës: 

Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,

Ministres së Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla

Përgatitur nga: Këshillat Studentore të Universiteteve Publike.

Duke u nisur nga deklarata e bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, ne organizatoret e protestës së sotme si përfaqësues të Këshillave Studentore vendosëm tju paraqesin këto kërkesa:

  1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë: Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

  1. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
  2. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
  3. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë)

Afati i kthimit të përgjigjes ndaj kërkesës sonë është ora 16:00 datë 06.12.2018

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI