Flash

Taulant Muka: Kam prerë biletën për t’iu bashkuar studentëve, të kërkojmë arsim cilësor

Lapsi.al 6 December 2018
Taulant Muka: Kam prerë biletën për t’iu bashkuar

Taulant Muka, zv.ministri i arsimit më jetëshkurtër në këtë post, ka deklaruar se do të kthehet nga Zvicra ku ndodhet aktualisht, për t’iu bashkuar protestës të studentëve.

Në thirrjen e tij publike, Muka fton të gjithë intelektualët të bëhen bashkë me qëllimin për t’i dhënë rinisë një arsim më cilësor.

“Sapo bleva biletën e avionit për t'ju bashkangjitur studentëve! Do jem dhe unë mes jush, dhe të gjjthë bashkë të kërkojmë arsim cilësor! Ftoj çdo intelektual të vendit të bëhemi bashke dhe ti japim rinisë një universitet cilësor! Rinia meriton më shumë, meriton dinjitet!”, shprehet Muka.

Kujtojmë se disa javë më parë, ai dha dorëheqjen prej ministrisë më të përmendur gjatë këtyre tre ditëve, për shkak se në të nuk plotësoheshin kushtet më minimale që i duhen një institucioni për të funksionuar.

Fillimisht Muka, u vendos në postin e zv.ministrit me pretendime të larta, duke dhënë premtime  për avancimin e kërkimit shkencor si dhe për denoncimin e plagjiaturave, veçanërisht të atyre që mbajnë tituj doktor shkencash.

I dorëzuar shpejt, për vetëm një javë, Muka ka drejtuar disa akuza publike për Ministrinë e Arsimit, ndërsa sot vendos t’i bashkohet protestës së studentëve, për një kauzë për të cilën ai është shprehur se është dhe e tija, që është një arsim më cilësor.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI