Flash

Reagon kryetari i studentëve në UT: Qeveria gënjeu për tarifat e provimeve të mbartura

Lapsi.al 6 December 2018
Reagon kryetari i studentëve në UT: Qeveria gënjeu për

Kryetari i studentëve në Senatin Akademik të UT, Kristian Kina, ka reaguar në lidhje me deklaratat e dhëna ditën e djeshme prej qeverisë ku thuhej se VKM-ja me numër 288, e cila lidhet me tarifën për provimet e mbartura, është propozuar prej Universitetit.

Kina, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Rektorit që mund ta ketë propozuar një gjë të tillë, nëse kjo ka ndodhur.

Ai shton gjithashtu se studentët do të luftojnë edhe për kartën e studentit, si dhe ndërtimin e një kampusi universitar.

"Qeveria dje genjeu! Ajo VKM nuk eshte propozuar nga Universitetet.

Nqs eshte kerkuar, MENJEHERE kerkojme dhe shkarkimin e atij Rektori qe e ka propozuar!

Me studentet nuk tallet njeri! Boll i vodhet studentet! Ne nuk do terhiqemi derisa kjo VKM kriminale te anullohet!

Ne nuk terhiqemi nqs Karta e Studentet, Kampusi Universitar nuk implementohen!

Ose vendime pro studenteve, ose Shkarkim Ministres", shprehet Kristian Kina.

Të këshilluara

Kapshticë, ndalohen 18 klandestinë

Të paktën 18 refugjatë të paligjshëm të cilët tentuan të kalojnë kufirin shqiptar janë ndaluar në pikën doganore të kalimit në Kapshticë. Mësohet se refugjat...

14:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI