Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se pranoi 4 pikat që kanë ngritur studentët në protestë prej dy ditësh. Duke folur në një mbledhje me dekanët ajo ka tha para mediave se qeveria shfuqizon që sot VKM për nenin 4 mbi provimet e mbartura. “Studentët kanë të drejtë për 4 pikat. Nuk do të ketë kosto shtesë për studentët përsëritës”, u shpreh Nikolla.
Për sa i përket kërkesës së katërt, të radhitur në letrën e studentëve që iu dërgua sot Nikollës, pra për përgjysmimin e tarifës së studimit, ministrja deklaroi se do të nxitet debat mes studentëve dhe pedagogëve, por nuk është qeveria ajo që ul ose ngre tarifat e studimit.
“Është edhe një kërkesë tjetër. Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë, ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAS që ju të shteroni me studenëtëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit. Në UT mbulon mbi 85% të kostos. Është një debat që do i shkojmë në fund, faleminderit studentëve që shërbyen si nxitës”, deklaroi Nikolla në konferencë për shtyp.
Por menjëherë pas kësaj zbythjeje të qeverisë, tre orë para ultimatumit që kishin vënë studentët, këta të fundit nuk kanë pranuar të ndërpresin protestën. Ata kanë thënë se do të vazhdojnë manifestimin duke deklaruar se kërkojnë arsim falas.
"Ne nuk besojmë deri sa ta shohim të zyrtarizuar vendimin", thanë disa nga studentët. Të tjerët pretendojnë se kërkesat nuk janë plotësuar krejtësisht, sepse premtimi i Nikollës nuk parashikon edhe një nga kërkesat e tyre kryesore, atë të përgjysmimit të tarifave. Pikërisht për këto, studentët kanë filluar të brohorasin: "Nikolla, dil në bulevard"
©Lapsi.al