Flash

Protestuesit refuzojnë Nikollën: Nuk tërhiqemi, duam arsim publik falas

Lapsi.al 6 December 2018
Protestuesit refuzojnë Nikollën: Nuk tërhiqemi, duam arsim publik

Protestat e studentëve po japin dhe frytet e para. Ministrja Nikolla ka pranuar katër kushtet e vendosura prej studentëve.  Tashmë studentët, të pakënaqur vetëm me plotësimin e këtyre katër pikave, vazhdojnë protestën duke kërkuar: Arsim falas. Ata nuk i besojnë ministres, por kërkojnë që pranimi i pikave të tyre të jetë i dokumentuar.

Të mbledhur anembanë vendit, të rinjtë vazhdojnë të shtojnë kërkesat, për një arsim cilësor, pa pagesë, me kushte të përshtatshme për ta.

Katër kërkesat e studentëve të pranuara prej Ministres Nikolla:

  1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë: Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

  1. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
  2. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
  3. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë)

Të këshilluara

Një udhëtim virtual në rrugën e Arbrit

Vodafone shënoi sot një tjetër arritje të rëndësishme në industrinë e komunikimeve elektronike në Shqipëri, duke prezantuar për herë të parë në vend eksperiencë...

15:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI