Flash

Profil/ Ditët e zeza të Lindita Nikollës

Lapsi.al 6 December 2018
Profil/ Ditët e zeza të Lindita Nikollës

Fakti që mijra studentë nga të gjitha universitetet e Shqipërisë, gjenden poshtë zyrës së Lindita Nikollës, nuk është vështirësia e parë që po kalon gruaja që drejton prej vitesh arsimin shqiptar.  

Fati i  kësaj ish mësueseje, që me ngritjen e Ramës në në krye të bashkisë Tiranë, u bë drejtuesja e mini bashkisë numër 5, ka kaluar në tallaze të shumta, që kur ajo mori drejtimin e njërës prej ministrive më me peshë për një qeveri të majtë.

Porsa erdhi në pushtet në 2013, Edi Rama shpalli si prioritet mbylljen e universiteteve që kishin marrë liçenca në qeverinë Berisha, por që qenë shndërruar në kioska që shisnin diploma. Reforma dukej reale dhe disa universitete, nga ato që ishin bërë të njohura deri në Itali, pasi i kishin shtirur diplomën djalit të shefit politike të Ligës së veriut, Umberto Bosi, megjithëse ky i fundit s’kishte shkelur kurrë në Tiranë, do të mbylleshin. Madje bosi i njërit prej tyre, Ahmet Muça, do të përfundonte edhe në burg për shitje diplomash.

Por, pikërisht në këtë kohë, megjithëse në universitetin Kristal, pas sekuestrimit u zbuluan plot 86 diploma të fallcifikuara, ministrja e Rilindjes nuk ia dërgoi ato kurrë prokurorisë. Sekreti u zbulua më pas. Për një kohë të gjatë, ashtu sikurse rrezultonte nga deklarimi i pasurisë së familjes së saj, bashkëshorti Ligor Nikolla, ishte paguar si petagog nga Kristali (ketu poshte).

Opozita e akuzoi se edhe vetë ministrja, me formim si mësuese matematike, e pati marë masterin tek universiteti “Vitrina”. Këto fakte e kompromentuan ndjeshëm kredibilitetin e Rilindjes në luftën kundër kioskave që shisnin diploma.

Po me të njëjtën luzmë hodhi zjarr mbi Nikollën opozita, kur badigardi i saj u arrestua dhe më pas u dënua me akuzën se i kërkonte njerzve 3 mijë euro për një emërim në arsim. Në maj 2015 gjykata e Korçës, dënoi me një vit e gjysëm burg njeriun që i hapte derën e veturës, Linditës për ushtrim të ndikimit të paligjshëm mbi zyrtarët. Gjatë replikave të shumta në parlament, kreu i LIBRA, Ben Blushi i përmendi ministeres se ishte ajo që i merte këto para. Nikolla deklaroi botërisht se do ta padiste, po kjo çështje u shua në të njëjtën kohë që u harruan edhe akuzat.

https://youtu.be/XFhrQyVeN3g

Në të njëtën periudhë, ministrja që kundërshtarët e etiketonin si të korruptuar u vu në njënjestrën e tyre edhe për jetën e shtrenjtë, që po i mundësonte posti. Në media u publikuan foto të ish zyshës së matematikës që mbante në dorë një çantë “Dior” që kushtonte plot 3643 euro.

canta

Por, pikën më kulmore sulmi ndaj Nikollës do ta arrinte në periudhën e të ashtuquajturës reformë në arsim, e cila thuhej se ishte bërë për të privilegjuar universitetet private në dëm të atij publik dhe që vitin e parë të aplikimit shkaktoi një rrëmujë të paimagjinueshme me sistemin e pranimit në shkollat e larta.

Në ballë të kësaj revolte u vu “Lëvizja për universitetin” e cila fillimisht tentoi të gjuante me vezë mbi Edi Ramën. Por nëse kryeministri i shpëtoi goditjes së tyre, Lindita Nikolla e sapo dalë nga permanenti nuk e shmangu dot zbrazjen e një shisheje me salcë mbi kryet e saj në nëntor 2016, nga studentja Mirela Ruka.

https://youtu.be/zam0rbvkyzQ

Gjthë fundit të atij viti aktivistët e kësaj lëvizjeje me ngjyrime të forta të majta kërkuan para ministrisë së arsimit dorëheqjen e titullares së saj.

Prandaj, këto protesta të reja që po zhvillohen poshtë dritares së saj, po gjejnë tek Lindita Nikolla, një njeri të stërvitur me kundërshtarë, ta akuzuar për korrupsion, madje dhe të agresuar fizikisht.

Në këtë kuptim, ajo është e mësuar për këtë lloj lufte. Por pavarësisht se duket sikur këtë herë, për të është më e lehtë, shenjat nuk janë të mira.

Sepse kësaj radhe, protesta nuk është vetëm për tarifat e shkollimit. Ajo po përshkallozohet gjithnjë e më shumë si një betejë për barazi, mes grykësisë të qeverisë dhe shtypjes të të margjinalizuarve. Si e tillë ajo është një revoltë kundrejt politikave antisociale të Edi Ramës. Dhe pikërisht për këtë, ndryshe nga sa ngjan në sipërfaqe, Lindita Nikolla po kalon ditët e saj më të zeza. Sepse nëse manifestuesit vazhdojnë të këmbëngulin, kryeministri, ndryshe nga rastet e mëparshme, rrezikon tu hedhë si trofe, kokën e e Linditës.

 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI