Flash

Përplasja LIVE/ Profesor Tupe ia thotë në sy Nikollës: Pse nuk dhe dorëheqjen?

Lapsi.al 6 December 2018
Përplasja LIVE/ Profesor Tupe ia thotë në sy Nikollës: Pse

Përkthyesi dhe pedagogu i njohur Edmond Tupe ishte përballë ministres së arsimit Lindita Nikolla në emisionin “Open” në TCH. Ai tha se ministrja duhet të kishte dhënë dorëheqjen pasi qeveria u tall me studentët.. sipas tij në fillim miratoi VKM-në, pastaj tha se do ta hiqte, pastaj e hoqi dhe tani thotë se do ta rishikojë.

“Lindita humbi një rast të artë. Kam një respekt për të. Unë po të isha në vendin e saj do të kisha dhënë dorëheqjen dhe do isha bashkuar me protestuesit. E di pse ajo nuk e bëri dot. Ajo ka dikë prapa, apo sipër që nuk e lë ta bëjë” – tha Tupe. Ministrja tha se nuk i ka shkuar në mend të japë dorëheqjen dhe se nuk gjen asnjë gabim në punën e saj.

“Profesor e shoh që paska ende paqartësi për këtë që ka ndodhur. VKM-ja është kthyer që në momentin që ka ardhur shkresa nga studentët. E kam thënë këtë menjëherë dhe nuk ka shanse që të vijë pas një viti.

Pse nuk ika? Kam ende shumë për të bërë dhe nuk ka bërë asnjë gabim. E shoh çdo student në sy dhe nuk kam bërë asnjë gabim. Jam futur në një proces reforme të cilës kam vendosur ti shkoj deri në fund. Nuk kam bërë asnjë gabim në detyrë. Të flasësh shpejt (i drejtohet Grida Dumës) dhe të thuash të pavërteta dhe është e pahijshme...” – tha Nikolla që më pas është përplasur me deputeten e PD-së, Grida Duma. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, një i vdekur

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur "Qafa e Luarit",  ku automjeti tip "Fiat" me drejtues shtetasin V. B ...

20:06

Nuk mund të jetë çështje tarifash

Nga Astrit Patozi Ka një vërshim të madh solidariteti me protestën e studentëve këto ditë kudo në Shqipëri dhe ky nuk është lajm i keq. Përmes studentëve të...

18:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI