Flash

Nis transmetimin A2 News, partner ekskluziv i CNN në Shqipëri (VIDEO)

Lapsi.al 6 December 2018
Nis transmetimin A2 News, partner ekskluziv i CNN në Shqipëri (VIDEO)

Sot në tregun mediatik shqiptar hyri një televizion i ri. Ky është A2 News, partneri ekskluziv i CNN në Shqipëri. A2 News është një televizion informativ 24 orësh, frymëzuar dhe në bashkëpunim me gjigantin botëror mediatik CNN.

Me një kualitet dhe standard global, A2 do të bëhet pjesë e përditshmërisë tuaj informative. Profesionistë me një eksperiencë të gjatë në mediat shqiptare janë bërë pjesë e stafit të televizionit A2.

Fjala e fundit e teknologjisë do të mundësojë një cilësi të lartë transmetimi në çdo vend të Shqipërisë. Të shpejtë, të saktë dhe të paanshëm: që nga ky moment A2 News nis rrugëtimin.

Nga sot ju mund të na gjeni edhe në faqen tonë të internetit. A2news.com, por edhe në Facebook, Instagram dhe YouTube për lajmet dhe informacionet më të fundit.

Të këshilluara

Kapshticë, ndalohen 18 klandestinë

Të paktën 18 refugjatë të paligjshëm të cilët tentuan të kalojnë kufirin shqiptar janë ndaluar në pikën doganore të kalimit në Kapshticë. Mësohet se refugjat...

14:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI