Flash

Ermal Mamaqi përballet me kritika të shumta pas publikimit të dy femrave me bikini

Lapsi.al 6 December 2018
Ermal Mamaqi përballet me kritika të shumta pas publikimit të dy

"Paragjykues", "seksist", këto janë fjalët që shoqëruan foton e Ermal Mamaqit pas publikimit në Instagram. Ai u vu sërish në qendër të kritikave pas publikimit të dy femrave me bikini, të realizuar në Florida.

“Unë po prisja të shikoja ato vajzat me patina që kemi parë në filma. U zhgënjeva. Këto nuk kishin patina”, shkroi Ermali bashkëngjitur fotos.

Kjo deklaratë e tij ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit të cilët i shkruajnë Ermalit se nuk ka të drejtë të publikojë foton me bikini të ndonjë femre në profilin e tij publik në Instagram.

“Nuk është as për të qeshur. Nuk janë gjykues si puna jote atje. Kështu është kur vete shqiptari jashtë, i duket vetja perfekt”, i shkruan një komentuese.

Shumë ndjekëse femra e kanë marrë për ofendim deklaratën e tij referuar dy grave që janë me disa kilogramë më shumë:

“Sido që ta kenë trupin nuk ke asnjë të drejtë të ofendosh një femër në këtë mënyrë”, i shrkuan një tjetër.

Të tjerë komentues kanë kujtuar edhe rastin e të dashurës së blogerit Nas Daily, e cila qau në emision pasi u ndje e ofenduar nga pyetja e Kejvinës:

“Ermal kjo është shumë ofenduese dhe pastaj pyet se çfarë i thamë ne asaj që qau, e shumë nga këto gjërat që bën ti. Kjo është shaka pa kripë fare. Nëse kërkon femra mbi patina, hip Amin dhe bëji një foto. Nuk është për të qeshur”. Ermali nuk ka reaguar aspak ndaj këtyre komenteve të drejtpërdrejta.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI