Flash

Vrasjet e shqiptarëve, qeveria greke kundër Tiranës: Ruani qetësinë!

Lapsi.al 5 December 2018
Vrasjet e shqiptarëve, qeveria greke kundër Tiranës: Ruani

Qeveria greke ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila shprehu shqetësimin për vrasjen e 4 shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit.

MEPJ dënoi ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në Greqi, por shteti helen thotë se ato nuk korrespondojnë me realitetin në Greqi.

Por duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Aleksandros Genimatas tha se të gjitha këto raste janë nën hetim nga autoritetet.

Ai u shpreh se Greqia është një vend evropian, ku sundimi i ligjit funksionon në mënyrë efektive dhe i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme shqiptare që të tregojë përgjegjshmëri.

“Greqia është një shtet europian ku shteti i se drejtës funksionon në mënyre efektive. Autoritetet përkatëse i trajtuan menjëherë çështjet qe përmend Ministria e Jashtme e Shqipërisë, të cilat u hetuan dhe u zbardhen, siç shprehet edhe policia në deklaratë. Vendosmëria e autoriteteve greke për goditjen e krimit, në çdo forme të tijin është e ditur.

Ne dënojmë çdo akt dhune dhe racizmi, që mund të kushtoje edhe jetë njerëzore. Deklaratat e Ministrisë se Jashtme Shqiptare nuk i përkasin realitetit dhe janë të papranueshme.

Duke pritur përfundimin e hetimeve të vrasjes se shtetasit grek, Kostantinos Katsifas nga forcat speciale shqiptare, ftojmë Ministrinë e Jashtme Shqiptare të jetë me e përgjegjshme dhe te tregoje durim dhe vetëpërmbajtje” - ka thënë Aleksandros Genimatas.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI