Flash

Studentët në protestë për kostot e universitetit: "Kafshatë që s'kapërdihet është or vlla tarifa"

Lapsi.al 5 December 2018
Studentët në protestë për kostot e universitetit:

Studentët e fakultetit të Arkitekturës, por jo vetëm, kanë bojkotuar mësimin për shkak të tarifave të larta të provimeve të tyre. Çdo kredit i provimeve të mbartura kushton 670 lekë të reja.

Kjo tarifë u bë indicie që të rinjtë të dilnin në protestë, por ata nuk janë mjaftuar vetëm me kërkesën e heqjes së saj.

Përveç heqjes së tarifës për provimet, ata kanë kërkuar edhe arsim falas.

Shkrimet në pankartat e tyre kanë qenë veçanërisht shpotitëse për vendimet e marra së fundmi nga Ministria e Arsimit.

Pagesa vjetore është tepër e lartë për shumicën e studentëve, duke marrë parasysh dhe faktin se një pjesë e tyre përveç studimeve, duhet të paguajnë dhe qira, si dhe për nevoja të tjera të cilat i shtohen kostove mujore gjithashtu.

"Kafshatë që s'kapërdihet është or vlla tarifa", ka shkruar njëri nga studentët në pankartë.

Kostoja e shtuar e provimeve të mbartura, ishte kërkesa që mbushi kupën e studentëve, të cilët me shumë vështirësi përballojnë pagesën e shkollës së lartë, e jo më të paguajnë tarifa shtesë për aspekte të tjera të funksionimit të Universitetit.

Një prej protestueseve ka nxjerrë dy anët e bulevardit të bllokuara nga studentë, por dhe qytetarë të tjerë që i janë bashkuar atyre.

 

 

Të këshilluara

(VIDEO) Mijëra studentë në protestë

Studentët e Tiranë po mblidhen në qëndër të Tiranës nga të gjitha fakultetet me thirrje të fuqishme. Qëllimi kryesor i protestës është ulja e taritave për st...

10:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI