Flash

Protesta e lapsave/ Studentët: “Ska më heshtje, s’ka më pritje”

Lapsi.al 5 December 2018
Protesta e lapsave/ Studentët: “Ska më heshtje, s’ka

Studentët e Tiranës dhe të Durrësit kanë marshuar drejt ministrisë së Arsimit duke perifrazuar në kor vargjet e Fan Nolit: “O Linditë që s’di këndim, je minister për arsim”. Pasi kanë rrethuar selinë e ministrisë parrullat më frekuente që ata kanë hedhur janë:“Revolucion studentor. Revolucion studentor, revolucion studentor, ne nuk jemi bankomat, nuk tërhiqemi’. ” Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”, protestuesit bërtitën për një kohët të gjatë në kor marshin e tyre: “Ska më heshtje, s’ka më pritje”

Ndërkohë në mënyrë simbolike në atë që ka filluar të emërtohet si protesta e Lapsave ata kanë goditur në mënyrë simbolike godinën me të gjithë lapsat që mbanin me vete. Ata kanë përdorur çdo lloj mjeti tjetër paqësor për të sulmuar godinën.

Protesta e cila filloi nga fakulteti i ndërtimit, të cilës i janë bashkuar edhe sivëllezërit e tyre të Elbasanit dhe Durrësit ka si kërkesë kryesore uljen e tarifave:

1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura

2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore

3.Bërjen e pagesës me këste

Teksa u mblodhën para fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës ata vijuan marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Protestuesit u ulën në gjunjë përtokë duke brohoritur: ‘ne nuk ikim’.

Pavarësisht tentativës së zëvendësministres së Arsimit Besa Shahni për të negociuar me studentët, këta të fundit e përzunë nga tubimi. Ata thanë se nuk bëhen pjesë e shantazheve dhe premtimeve boshe. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provim të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla që ka qenë targeti i kësaj proteste ka deklaruar se do të takojë një përfaqësi me studentët. E pyetur nga ‘Fax News’ nëse studentët kanë pranuar të takohen, Nikolla e pohoi diçka të tillë.

Nëse nuk merren parasysh kërkesat, studentët kanë bërë thirrje për revulucion studentor “Revolucion studentor.Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”, janë dëgjuar të thërrasin studentët të cilët kundërshtojnë tarifat e provimeve.

“Dilni jashtë” “Duam ministren”, “Anulo vendimin”, “Mbani përgjegjësi”, janë disa nga thirrjet e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit.

“Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!“– ka deklaruar Lëvizja për Universitetin, që i mbron prej kohësh të drejtat e studentëve.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Një udhëtim virtual në rrugën e Arbrit

Vodafone shënoi sot një tjetër arritje të rëndësishme në industrinë e komunikimeve elektronike në Shqipëri, duke prezantuar për herë të parë në vend eksperiencë...

15:32

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI