Flash

Protesta/ 3 kërkesat që kanë studentët për Ministrinë e Arsimit

Lapsi.al 5 December 2018
Protesta/ 3 kërkesat që kanë studentët për

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka deklaruar se do të takojë një përfaqësi me studentët. E pyetur nga 'Fax News' nëse studentët kanë pranuar të takohen, Nikolla e pohoi diçka të tillë.

Nëse nuk merren parasysh kërkesat, studentët kanë bërë thirrje për revulucion studentor “Revolucion studentor. Revolucion studentor, revolucion studentor, ne nuk jemi bankomat, nuk tërhiqemi’. ” Jo negociata me ministren arrogante dhe injorante”,  janë dëgjuar të thërrasin studentët të cilët kundërshtojnë tarifat e provimeve.

“Dilni jashtë” “Duam ministren”, "Anulo vendimin”, “Mbani përgjegjësi”,  janë disa nga thirrjet e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit.

Ata kërkojne gjithashtu që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

Studentët të cilët janë vetëorganizuar, kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:

1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura

2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore

3.Bërjen e pagesës me këste

“Lëvizja Për Universitetin dhe aktivistë të saj i janë bashkuar dhe solidarizohen me kërkesat e tyre, pasi universiteti duhet të jetë në bazë të meritës dhe jo parave. Universiteti banohet nga studentët, prandaj studentët duhet të vendosin!“- shkruhet në njoftimin e Lëvizjes për Universitetin.

Të këshilluara

(VIDEO) Mijëra studentë në protestë

Studentët e Tiranë po mblidhen në qëndër të Tiranës nga të gjitha fakultetet me thirrje të fuqishme. Qëllimi kryesor i protestës është ulja e taritave për st...

10:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI