Flash

Patozi: Protestën e studentëve vetëm Basha mund ta fikë

Lapsi.al 5 December 2018
Patozi: Protestën e studentëve vetëm Basha mund ta fikë

Ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi thotë se protesta e kësaj të marte e studentëve ishte një mesazh i mirë, por ai nuk duhet të shpërdorohet nga politika.

“Shtimi i protestave janë një mesazh i mirë se tregojnë për zgjimin e shoqërisë. Protestat tregojnë një qeverisje të ngecur e të korruptuar që nuk ngjall asnjë lloj entuziazmi. Edi Rama e ka marrë lehtë këtë histori sepse ka pasur parasysh Bashën dhe reagimin e tij të cilin ai ka treguar se nuk e ka problem.

Protesta e sotme e studentëve është e vërtetë. Ata kanë një akumulim pakënaqësie ndaj qeverisë. E kam parë me sy pozitiv. Gjeja e vetë që mund ta fikë këtë protestë është shfaqja e Bashës apo dikujt tjetër politik” – tha Patozi në emisionin “Byro Politike” në Abc News.

“Në dhjetor ’90, studentët u ngritën kundër një partie-shtet që po e çonte vendin në greminë ekonomike. Sot Shqipëria 28 vjet më vonë është në të njëjtën pikë” – tha ish-numri 2 i PD-së.

Të këshilluara

Elbasan, fqinji godet me thikë 36 vjeçarin

Një 36 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.Sh, banues në lagjen "Shën...

19:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI