Flash

Orinda Huta tregon eksperiencën e parë në Kënga Magjike: "Mu thye zemra" (VIDEO)

Lapsi.al 5 December 2018
Orinda Huta tregon eksperiencën e parë në Kënga Magjike:
Orinda Huta është një anëtaret e jurisë në edicionin e 20-të të “Kënga Magjike”. Fillimet e saj në muzikë kanë qënë në moshë shumë të re dhe aspak të thjeshta për të. Në prag të prezantimit të natës së parë të festivalit Orinda ka vendosur të zbulojë herën e parë kur ajo mori pjesë në këtë festival dhe gjithë sakrificën që bëri të ndiqte pasionin për muzikën. “Tani e di” ishte viti 2002 kur unë mora pjesë për herë të parë në “Kënga Magjike”. Atëherë isha vetëm 15 vjeç dhe nga momenti kur mu dha e drejta e pjesëmarrjes e deri te kjo këngë pata shumë thyerje zemre. Familja ime nuk kishte mundësi të investonte shumë në një pasion timin sepse gjithmonë me kishin rritur me idenë që muzika duhet të ishte thjesht një hobi. Megjithatë, kurrë nuk ma kishte marr mendja që do kisha një ndër këngët më të bukura të atij viti e cila dëgjohet ende sot. Sot në “Kënga Magjike” shumë të rinj prekin skenën e madhe e shumë prej tyre suksesin që ndoshta nuk e kishin menduar ndonjëherë. Emocionet bëjnë të veten, por bëni hapa të sigurtë dhe jini falenderues. Zoti gjithmonë zgjedh mënyrat e veta për të të forcuar e lumturuar dhe duhet të jemi krahëhapur ndaj bekimeve. Suksese të rinjve, por edhe këngëtarëve Big në këtë 20 – vjetor në të cilin kam kënaqësinë të jem edhe krah njerëzve brilantë Armend Rexhepagiqi, Manjola Nallbani, Arben Skenderi dhe Orgesa Zaimi” – shkruan në postimin e saj këngëtarja e njohur.
View this post on Instagram

"Tani e di" ishte viti 2002 kur une mora pjese per here te pare ne Kenga Magjike. Atehere isha vetem 15 vjec dhe nga momenti kur mu dha e drejta e pjesemarrjes e deri te kjo kenge pata shume thyerje zemre. Familja ime nuk kishte mundesi te investonte shume ne nje pasion timin sepse gjithmone me kishin rritur me idene qe muzika duhet te ishte thjesht nje hobi. Megjithate, kurre nuk ma kishte marr mendja qe do kisha nje nder kenget me te bukura te atij viti e cila degjohet ende sot. Sot ne Kenga Magjike, shume te rinj prekin skenen e madhe e shume prej tyre suksesin qe ndoshta nuk e kishin menduar ndonjehere. Emocionet bejne te veten por beni hapa te sigurt dhe jini falenderues. Zoti gjithmon zgjedh menyrat e veta per te te forcuar e lumturuar dhe duhet te jemi krahehapur ndaj bekimeve. Suksese te rinjve por edhe kengetareve Big ne kete 20 vjetor, ne te cilin kam kenaqesine te jem edhe krah njerezve brilant #armendrexhepagiqi #manjolanallbani #arbenskenderi #orgesazaimi Falenderuese ndaj me te mirit @arditgjebrea si cdo vit Kenga Magjike behet e paharrueshme jo vetem per artistet.

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta) on

Të këshilluara

Pete heq dorë nga Ariana pas këtij veprimi

Mesa duket, Pete Davidson i ka thënë “thank u, next” (faleminderit, tjetri) ish-të dashurës së tij Ariana Grande në rrjetet sociale. Një burim për “Us Ëeekly”, ...

16:45

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI