Flash

Vjen reagimi i Edi Ramës për protestën e studentëve (FOTO)

Lapsi.al 5 December 2018
Vjen reagimi i Edi Ramës për protestën e studentëve (FOTO)

Ndërkohë që studentët po protestojnë fuqishëm për realizimin e kërkesave të tyre, ka reaguar edhe Edi Rama.

Kryeministri thotë se ministrja e Arsimit nuk është e pashkollë dhe se tarifat nuk janë rritur që nga 2014. Rama thotë se tarifat nuk i vendos ministrja por vetë universiteti.

Kryeministri i ka kthyer përgjigje një komentuesi i cili i kishte shkruar “Leri fotot zoti Rama po shiko dhe zgjidh hallin e studenteve se kane bere kaps tiranen mos mbaje ministra medioker e pa shkolle osr me shkolle UFO”. 

“Me falni po e para ministrja s’eshte as pa shkolle as me UFO, ndryshe nga cfare ju mund te keni mesuar neper kazanet mediatike, nderkohe qe pyetja ime eshte: A jeni ju dakord qe t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit per studentet ngeles? Une per vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnje rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa per dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurme kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe kembengulje nga nje pakice per te mos pranuar zbatimin e reformes qe e nxjerr universitetin nga bataku shumevjecar. Sa per fotot, une nuk kam ndermend t’i le, po ju mund te mos hyni ketu dhe keshtu shpetoni edhe nga fotot”, ka thënë Rama.

Protesta e lapsave/ Studentët: “Ska më heshtje, s’ka më pritje” 

Të këshilluara

(VIDEO) Mijëra studentë në protestë

Studentët e Tiranë po mblidhen në qëndër të Tiranës nga të gjitha fakultetet me thirrje të fuqishme. Qëllimi kryesor i protestës është ulja e taritave për st...

10:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI