Flash

Kriza e refugjatëve, OKB kërkon ndihmë për fqinjët e Venezuelës

Lapsi.al 5 December 2018
Kriza e refugjatëve, OKB kërkon ndihmë për fqinjët e

OKB është duke kërkuar 738 milionë dollarë më 2019 për t’iu ardhur në ndihmuar shteteve fqinje që të përballen me krizën e miliona refugjatëve dhe emigrantëve të Venezuelës që nuk “planifikojnë të kthehen në periudhë afatshkurtër”, transmeton Reuters.

Tre milionë banorë të Venezuelës i kanë ikur krizës politike dhe asaj ekonomike të këtij vendi, shumica prej tyre nga viti 2015, është thënë në raportin e ri të Kombet e Bashkuara për Refugjatë.

“Kjo është krizë për të cilën ne për herë të parë kemi plan të veprimit, i cili synon t’iu ndihmojë shteteve fqinje të Venezuelës që të përballen me pasojat që mund të shkaktojë në numër kaq i personave që janë larguar nga Venezuela”, ka thënë koordinatori i OKB-së për emergjenca dhe ndihmë humanitare, Mark Lowcock.

Shumica e banorëve të Venezuelës që janë larguar janë vendosur në shtetet e Amerikës Latine dhe në Karaibe, duke theksuar, Brazilin, Kolumbinë, Ekuadorin dhe Perunë. Sipas Lowcock, Kolumbia, që ka pranuar gati 1 milion persona nga Venezuela është duke “u përballur me më shumti vështirësi”.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka përmendur sanksionet financiare të Shteteve të Bashkuara për problemet ekonomike të Venezuelës, pa harruar edhe atë që e ka cilësuar si “luftë ekonomike” të armiqve politikë. Ndërkohë Kremlini ka thënë të martën se presidenti rus, Vladimir Putin dhe Maduro do të diskutojnë ndihmën financiare për Karakasin, kur të dy liderët të takohen të mërkurën në Moskë.

Të këshilluara

Katari largohet nga OPEC në fund të vitit

Katari ka vendosur që në fund të këtij viti të largohet nga OPEC, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës. Njoftimi u dha nga Ministri i Energjitikes në K...

16:04

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI