Këtë vit nuk do të kete një kartolinë për Krishtlindje dhe këtë e ka konfirmuar vetë Kim. Ajo u shpreh se pas dramës qëu krijua vitin e kaluar vendosën që mos të organizoheshin sepse është shumë e vështirë.
Për këtë arsye ata do të bëjnë diçka “modeste” me familjet e tyre përkatëse e këtë e ka kërkuar Kris Jenner. “Po tregohem e sinqertë dhe po them se kartolina e vitit që shkoi na lodhi dhe na shkatërroi shumë. Kishte shumë dramë brenda sepse duhet shumë punë që të mblidhemi të gjithë më fëmijët tanë. E pikërisht për këtë Kris hoqi dorë.”- u shpreh Kim.