Flash

Fitorja e parë e studentëve, qeveria tërhiqet nga vendimi për tarifat

Lapsi.al 5 December 2018
Fitorja e parë e studentëve, qeveria tërhiqet nga vendimi

Protesta e studentëve e kësaj të mërkure përpara ministrisë së Arsimit, ka bërë që qeveria e kryeministrit Edi Rama të tërhiqet. Ishte i pari Rama që përmes një reagimi në rrjetet sociale, thotë se do të rishikohet vendimi i qeverisë për tarifën që studentët duhet të paguajnë për një vit akademik, apo edhe për tarifën shtesë që u vendos nga universitetet për provimet përsëritëse të vjeshtës.

“Thjesht e vërteta: 1. Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti 2. Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014 3. VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet 4. Efekti i VKM nis vitin tjetër 5. Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”, - shkruan Kryeministri Rama.

Pas Ramës, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka konfirmuar në mbrëmje se qeveria do të plotësojë një prej kërkesave të studentëve. Sipas saj qeveria është e gatshme të heqë dorë nga VKM-ja nr.282 për ligjin e Arsimit të Lartë, tarifën për lëndët e mbartura.

Sipas ministres qeveria është e gatshme për të dialoguar, ndërsa shtoi se do të jenë vetë universitetet dhe fakultetet ato që të vendosin lidhur me këtë tarifë nëse duhet aplikuar apo jo.

Të këshilluara

Elbasan, fqinji godet me thikë 36 vjeçarin

Një 36 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.Sh, banues në lagjen "Shën...

19:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI