Flash

Euro në rënie të lirë, sot u këmbye me 124 lekë

Lapsi.al 5 December 2018
Euro në rënie të lirë, sot u këmbye me 124 lekë

Monedha e përbashkët ka zbritur sot në nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2008, duke arritur në këtë mënyrë një rekord të ri të 11 viteve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.11, me një rënie prej 0.15 lekë në raport me ditën e mëparshme, duke kaluar në këtë mënyrë dhe rekordin minimal prej 124.17 lekë që u arrit në fillim të muajit qershor.

Më pas, Banka e Shqipërisë filloi një sërë ndërhyrjesh të jashtëzakonshme, duke tërhequr më shumë se 100 milionë euro nga tregu, duke e stabilizuar kursin për pak muaj në nivelin e 126 lekëve. Por, që nga mesi i shtatorit, kur Banka e uli intensitetin e ndërhyrjeve dhe më pas sinjalizoi tregjet se do e linte kursin të lirë, euro ka shënuar një rënie të vazhdueshme graduale, duke vendosur sot një rekord të ri të dekadës së fundit.

Aktorët e tregut pohojnë se arsyeja kryesore lidhet me kërkesë ofertën, konkretisht me ofertën e lartë të eurove dhe qarkullimin e dobët të monedhës vendase. Sipas tyre, në nëntor aktiviteti tregtar nuk ishte në nivelet e pritura, ndërsa shumë shqiptarë ikën jashtë për të festuar dhe me kthimin në vend kanë këmbyer eurot e tepërta.

Gjatë ditëve të pushimit bizneset pritën që konsumatorët të blinin, po nuk ndodhi kështu, thanë për Monitor operatorët e tregut.

Ata presin që euro të vijojë të qëndrojë e dobët dhe në periudhën në vijim dhe nuk përjashtojnë rekorde të reja minimale.

Sipas serive kohore të Bankës së Shqipërisë, niveli minimal historik i euros ka qenë 120.9 lekë dhe është arritur në dhjetor të vitit 2007. Më pas euro u forcua, e ndikuar kryesisht nga transferimi i ftimeve të kompanive celulare jashtë vendit, duke arritur rekordin prej 141.8 lekëve në maj të vitit 2011 dhe u stabilizua për disa vjet në kuotën e 14 0 lekëve. Më pas euro filloi sërish rënien në mesin e 2016-s, duke reflektuar ofertën e shtuar pas kultivimit masiv të kanabisit në vend.

Që nga mesi i 2016-s, euro vetëm po humb pikë, si rrjedhojë e ofertës së lartë të euros në raport me kërkesën për të dhe qarkullimin e ngadaltë të monedhës vendase. /monitor 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI