Flash

Berisha sulmon Hashim Thaçin dhe Baton Haxhiun: Të dy argatë të Serbisë së Madhe

Lapsi.al 5 December 2018
Berisha sulmon Hashim Thaçin dhe Baton Haxhiun: Të dy argatë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të cili e ka quajtur një “argat të Serbisë në Prishtinë”. Në intervistën dhënë për televizionin T7 të Kosovës, Berisha tha se Thaçi është duke ndjekur axhendën e Serbisë së Madhe me idenë e tij të ndarjes së Kosovës.

“Askush nuk është dakord me Thaçin për këtë ide. Kjo ide është plan i Serbisë dhe nuk duhet të përkrahet nga askush. Thaçi ka qenë komandant i UÇK-së? Kjo ska rëndësi. Njerëzit gjykohen nga veprimet e tyre në vazhdimësi. Në këto momente ai është duke zbatuar pikë për pikë agjendën e Serbisë për ndarjen e Kosovës” – tha Berisha.

Por Berisha nuk la jashtë akuzave edhe gazetarin Baton Haxhiu të Klan Kosovës.

“Baton Haxhiu është kryesori në këtë proces. Ai e është duke ndihmuar Thaçin për idenë e ndarjes së Kosovës. Batoni është mbështetësi kryesor në krejt këtë proces. Tashmë Thaçi ka edhe mbështetje mediatike sepse Klan Prishtina (Klan Kosova) është kthyer si Tele Beogradi” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Elbasan, fqinji godet me thikë 36 vjeçarin

Një 36 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.Sh, banues në lagjen "Shën...

19:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI